Në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike, ka një debat të ashpër nëse duhet të bëhet publike për kandidatët, lista e anëtarësisë së PD, apo jo.
Kunati ka kundërshtuar fort këtë kërkesë të kandidatëve, me argumentat e mëposhtme:
“Përse nuk e dorëzojmë listën e anëtarëve të PD për kandidatët?
Të dashur demokratë.
Po ju shkruaj nga ilegaliteti, i mbyllur në një call center, vendin e së cilit nuk ua tregoj dot, se më identifikojnë armiqtë e partisë.
E di që jeni shqetësuar përse kandidatët në garë me Lulin, duan listën e anëtarësisë së PD, që të bëjnë fushatë, dhe po akuzojnë për manipulime.
Por e vërteta është kjo.
Fillimisht dua t’iu them, se listën nuk mund t’ua dorëzojmë kandidatëve, pasi kandidatët janë agjentë të armikut.
Luli ka fol me Ed Ramën dhe ai e ka siguruar që të gjithë kundërshtarët e armikut janë agjentë të Edi Ramës.
Pra, Edi Rama i ka shitur agjentët tek Luli dhe tani Luli e di fare mirë se kush janë ata.
Pasi u konsultua gjërë e gjatë me Edi Ramën, edhe Luli, edhe Edi Rama, ranë dakord që listën mos ta bëj publike dhe të mos ua dorëzoj rivalëve në garë, pasi ata ja japin armikut.
Biles Rama është shprehur me tone të prera kundër, dhe i ka thënë Lulit, “nuk dua ta di as unë listën, se po e morën listën këta njerëzit e mi, nuk më punojnë më, po më blejnë listën tuaj dhe më harxhojnë lekët e drogës”.
Luli i është shumë mirënjohës për këtë informacion dhe është i vendosur të mos ua japë listën kundërshtarëve.
Nga hetimet tona, kandidati Eduard Selami është i martuar me Ilvën, Ilva punon tek Ylli Ndroqi, Ylli Ndroqi ka mik Ilir Metën, e kësthu me radhë…
Po qe se ne i japim listën Eduardit, ai do t’ia japë Ilvës e kështu lista do rrjedhë e do na e marrë LSI.
Atëhere kjo do ishte katastrofë, pasi Monika do ta fuste në data baze-n e kompjuterit të saj dhe për një muaj ata i kemi të gjithë tek LSI.
Edhe Astrit Patozi që kërkoi listen, e kishte me qëllim që ta merrte dhe t’ia jepte Ben Blushit.
Ne kemi verifikuar se Blushi dhe Patozi po kërkojnë të vjedhin listën e PD, që t’ia japin Blushit dhe t’i bëjë ai anëtarë partie.
Për qëllime të errëta e duan dhe kundërshtarë të tjerë.
Për gjithë këto arsye, ne kemi vendosur që listën e PD ta shpallim në ilegalitet dhe çdo anëtar të ketë një pseudonim, që të mos kuptohet kush është.
Deri në Kuvendin e ardhshëm të partisë, PD do jetë në ilegalitet, pasi është parti e rrezikuar nga mafia dhe krimi.
Pas katër vitesh do të shikojmë nëse kemi më rivalë të rrezikshëm apo jo, dhe do të vendosim daljen e PD nga ilegaliteti.
Të nderuar demokratë!
Jeni me fat që keni në krye një njeri si Lulzim Basha, që mendon për ju, për sigurinë tuaj, për fshehtësinë tuaj, dhe mbi të gjitha, për faktin që nuk ju shet kurrë dhe nuk e dorëzon listën tuaj tek armiku, që t’iu blejë.
Të tjerët duan të dekonspirojnë që jeni me PD. Kujdes!”