Sandri shpall ambicjen për të qenë kryetar real i PD-së

27 Qershor 2017, 18:34Antena TEMA

Pas zhvillimeve dramatike në Partinë Demokratike dhe kërkesave të shtuara për dorëheqje të Bashës, Sandri po shikon seriozisht marrjen e postit të kryetarit të PD.

Ai ka kërkuar fillimisht që këtë proces ta drejtojë Doktori dhe pas kësaj, Doktori të nominojë Sandrin për kryetar.

Ja si ua ka shpjeguar ai bashkëpunëtorëve të vet këtë skenar.

-Këta janë k…

Me këta nuk fitohet kurrë.

Sa isha unë me Doktorin, i jepnim drejtim situatës.

Për çdo gjë Doktorin e kam këshilluar unë, dhe ai u thoshte këtyre k.. t’i bënin.

Ky trapi mbante nga pas Kunatin.

Mua nuk më dëgjonte dhe ja ku përfundoi.

I thashë dy vjet më parë, që do ikësh për lesh, po bënte si garip.

Komunikonte vetëm me Fevzon. Tani të shkoj për lesh.

Për mua ka një zgjidhje. T’i bëjmë thirrje Doktorit të kthehet në seli, të fillojë procedurat e shkarkimit këtij k… dhe pastaj të më caktojë mua kandidat.

E zgjidh unë çështjen menjëherë pastaj.

-Ke të drejtë, i tha Fevzo. Unë mendoj se një ditë para zgjedhjeve në PD duhet të dalësh tek “Opinioni” që të fitosh, se kush nuk ka ardh aty ka humb.

-Çfarë opinioni thua mo k…, pse ti kutjon se do bëjmë zgjedhje ne.

Zgjedhjet shpallen në TV Klan dhe mbarojnë.

-Dakord, ti e di, por ta thashë ngaqë është bërë si rregull, kush nuk vjen aty humbet.

-Ore goditi Luli k…, se ta tregoja unë “Opinion”-in ty.

Jo në “Opinion” të kishte ardhë, po në Hënë të kishte shkuar, ai nuk fitonte.

-Po dhe me atë fotografinë me Trumpin, e tepëroi, tha Fevzo.

Më duket se e mora unë më qafë. Erdhi tek zyra ime, pa një fotografi time me Bushin, me Sarkozin, me Solanën dhe ca të tjerë, dhe tha do ta bëj dhe unë një fotografi me Trumpin, gjallë a vdekur.

Tani ai nuk ka pse krahasohet me mua, se ai një kryetar i zakonshëm partie është.

-Lere mo atë k.. po të fillojmë nga puna shpejt.

Të shkojmë pijmë një kafe me Doktorin dhe i japim drejtim.

Ata më të mirë se mua nuk kanë.

Pastaj unë dhe me Ramën mirë e kam, s’ka nevojë të bëjmë marrëveshje me bujë, merremi vesh pa zhurmë.

-Dakord, tha Fevzo. Ja ti them Doktorit të vijë në “Opinion” dhe flasim pastaj.

Se po nuk erdhi në “Opinion” ai, nuk ja del dot, e zë paniku dhe nuk fiton.

1 komente në “Sandri shpall ambicjen për të qenë kryetar real i PD-së”

  1. Gezuesi says:

    Mi jap mediat dhe ta sundoj boten!
    Keshtu kam degjuar te ket thene Lenini!
    Vertete eshte populli aq naiv, sa t’u beson ketyre perrallave?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje