Kunati rishkruan biografine e Lulit përmes auto-intervistës

21 Qershor 2017, 18:53Antena TEMA

Situata delikate e krijuar brenda PD, ka bërë që Kunati të planifikojë një autobiografi të re të Lulit, treguar vetë prej tij në televizon, ku të fshihet arsyeja përse ai është në politikë në Tiranë, d.m.th njohja në Kosovë me Gitën dhe pazari për t’i siguruar babit një pasardhës.

Për këtë, Kunati vendosi të fokusohej tek pika të tjera të biografisë së Lulit, përmes një rrëfimi.

Per këtë, ai i bëri gati Lulit një sërë pyetjesh të vështira, të cilave Luli do t’u përgjigjej ndryshe nga e vërteta.

Pasi ta kalonte këtë test, mund të jepte intervistë.

-Pse zgjodhët Hollandën për studime dhe si u njohët me zotin Arnold, që mori përsipër shkollimin tuaj?

-Nuk është  e vërtetë që më ka marrë përsipër zoti Arnold. Unë zgjodha Hollandën, se ai vend është nën nivelin e detit dhe kur njeriu e nis nga niveli nën zero, d.m.th e bën vet jetën e tij dhe ja del më në fund.

-Sa ju ndihmoi bursa e Fondacionit “Soros” për shkollimin?

-Nuk është e vërtetë që për shkollimin më ka ndihmuar bursa e Fondacionit “Soros”.

Ata më jepnin vetëm biletat e udhëtimit dhe një bursë të vogël.

Pjesën tjetër e nxirrja vetë duke punuar.

Qëllimi i tyre ishte të më korruptonin qysh atëhere kundër presidentit Trump.

Por unë nuk e kam ulur kurrë dinjitetin.

-Çfarë pune keni bërë?

-Kam punuar DJ, por dhe në call center. Në atë kohë nuk kishte internet, dhe call center ishin biznes për gratë e moshuara që donin të flisnin në linjë me djem të rinj.

Në hollandisht emir Lul tërheq shumë.

-Vendimi juaj për të shkuar në Kosovë lidhet me dëshirën për t’u përfshirë në politikë?

-Jo, në Kosovë shkova se më thirri gjaku i të parëve.

Kur e pashë që Kosova kishte nevojë të hetonte krimet e luftës, i lashë gjithë punët dhe u nisa atje.

Atje takova dhe plot miq nga Shqipëria, dhe them se atë punë e kemi bërë mirë.

Biles frytet e asaj pune do të duken tani nga gjykata speciale.

-A ju ndihmoi Gita të angazhoheshit në politikë në Shqipëri?

-Jo, përkundrazi.

Ajo më është lutur të vij në Shqipëri dhe më parë, por unë vendosa kur e pashë se Shqipëria kishte nevojë vërtet kundër politikanëve të vjetër.

U nisa për një Republikë të re, por kur erdha në Tiranë e pashë se kushtet nuk ishin pjekur akoma.

Atëhere vendosa të punoj brenda Republikës së vjetër derisa të vinte ora.

Tani jam i bindur se ora ka ardhur dhe Republika  e re do triumfojë.

-A është e vërtetë që në shtëpinë tuaj ligjin e bën gruaja?

-Jo, në asnjë mënyrë. Ne kemi një raport shumë të ndërsjelltë.

Gruaja bën ligjin në parti, unë bëj ligjin në shtëpi.

Përshembull unë nuk lejoj kurrë që ajo ta përgatisë vetë mëngjesin, ose darkën. Ajo nuk ha po nuk ja çova unë.

-Çfarë mendon gruaja për ndryshimet e fundit në PD?

-Nuk është përzier, biles dhe mua më ka këshilluar të mos flas me asnjeri.

Ka vetëm një kuriozitet, çfarë ka menduar Doktori kur ka lexuar listën, por mua nuk më pyet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje