Pas zhurmës që pasoi dekorimet e fundit të Jarit, Presidenca ka bërë një shpjegim zyrtar për listën e dekorimeve, që pritet të bëhen deri më 24 korrik:
“Presidenti i Republikës, duke vlerësuar parimin kushtetues, se çdo shtetas duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe duhet të trajtohet me të njëjtin kujdes nga institucionet e shtetit, ju bën me dije se dekorimet e fundit që kanë ngjallur debat, janë e drejtë kushtetuese e presidentit, pasi ai është i detyruar të ruajë barazinë e qytetarëve para institucionit të tij.
Ata që ankohen për emrat konkretë, u themi se ka njerëz të tjerë të ngjashëm si ata, që kanë marrë dekorata dhe këta ndjeheshin të persektuar që nuk kishin marrë.
Fjala vjen, presidenti ka dekoruar Hakiun e Vjenës me “Urdhërin e Skënderbeut”, për talentin e tij si pronar i një picerie ku ha drekë shpesh djali i tij.
Në këto kushte, duhet doemos të dekorohet dhe dikush tjetër në Shqipëri me këtë medalje.
Presidenti po lëkundet mes “Zgara Korça” apo lokali “Sarajet” në Tiranë, ku bëhen qofte të mira.
Siç dihet, presidenti ka dekoruar mamin e Karminës me medalje të lartë, si njeri që i ka përkushtuar jetën gjimnastikës dhe fizioterapisë, dhe që ka ndihmuar presidentin të çlirojë muskujt e këmbëve.
Për të mos penalizuar profesionistët e tjerë të kësaj fushe, pritet të dekorohet dhe “Zonja Tefta” që bën çdo mëngjes gjellë për popullin në televizion.
Fakti që ka dekoruar një aktor që është në moshë pensioni, duhet të dekoronte dhe djalin, pasi nxit konflikt në familje, dhe ndryshe nuk qesh njeri me asnjërin.
Fakti që ka marr dekoratë Çiljeta dhe Rozana, do të thotë se e ka për detyrë kushtetuese në ruajtjen e barazisë t’i japë dhe Sinanit, Mandit të Nish Tullës dhe Seldit.
Kjo listë vazhdon pa fund, pasi detyra e presidentit është të ruajë barazinë para ligjit, pra po qe se është dekoruar një budalla, duhet të dekorohen të gjithë budallenjtë.
Këtë parim kushtetues do ta respektojmë deri më 24 korrik.
Pastaj nuk mbajmë më përgjegjësi”
Perle!!
ore Ky eshte Budalla, por ai qe do vi do jte shejtan-budalla
ne ndihme te komisionit se eshte rasti i fundit
MOos harroni dhe futeni ne liste edhe ballistin qe tha
mbaje shofer se me shpetoji
me motivacionin Per trimeri e mbeshtetes i luftes nac-cl
se lejoji shoferin te conte armet brenda thaseve me miell, te partizanet.
undefined
undefined
Bukur…