Sot Tritani kishte vendosur të shetiste në pazarin e Këlcyrës. Pazari i Këlcyrës njihet si tregu më i madh në Jug të vendit, që ka një traditë të vjetër për zarzavete dhe fruta perime. I shoqëruar nga disa djemë të forumit rinor të PD, Tritani filloi të shetisë nëpër treg dhe të prezantohej me shitësit.
Ndalon tek shitësi i parë.
-Më fal çfarë po shisni dhe si i keni çmimet?
-Po ja të keqen këto qepët, këto lakrat, pak sallatë, këtë rigonin …
-Po çfarë çmimesh keni çfarë çmimesh keni. Ua ka rrit Rilindja çmimet?
-Jo të keqen, janë ul, nuk janë ngrit se s’para kanë shumë lekë njerëzit.
-A janë ul ë, janë ulë. Shumë keq. Duhet të ishin ngritur pra.
Dhe kaloi tek shitësi tjetër.
Unë jam Tritani, si je si je mirë, si kalon. Tritani jam. Si është gjëndja janë ul çmimet apo janë ngritur.
-Janë ulë të keqen nëna, janë ul,- i tha gruaja.
-Shumë keq, shumë keq, duhet të ishin ngritur,- tha Tritani.
Vazhdoi tek shitësja tjetër.
-Tritani jam, Tritani. Si janë çmimet çfarë shet ti, çfarë shet?
-Po ja të keqen, këto që sheh, qepë, patate, ca thjerza çaj mali..
-Po hë shumë keq ë, shumë keq. Ua ka ul çmimet kjo Rilindja.
-Jo të keqen mos merr në gojë kot gratë e botës, se nuk e njoh Rilindjen, është një burrë këtu tek pazari që merret me tezgat. Po unë kaq i mbaj, se s’para shkojnë. Kanë të gjithë kopshtet e tyre këtu.
-Ashtu ë, shumë mire, shumë mirë. Po ti do që t’i ngrihen apo jo?
-Po sa të shkojnë të keqen ç’të bëjmë,- i tha plaka.
-Ndërkohë në këmbë ishin disa njerëz që blenin.
Tritani u kthehet atyre.
-Jam Tritani, si jeni si shkoni mirë…Hë si janë çmimet janë të larta ë.
-Janë ca të larta se jemi hollë,- i tha blerësja.
-Janë të larta, janë të larta, ke të drejtë,- i tha Tritani në sy të plakës që pak më pare,- i tha janë të ulta.
Pas dhjetë minutash gjithë pazari filloi të gumëzhijë për vizitën e Tritanit. Njerëzit nuk kuptonin si i do çmimet Tritani, të ulta, apo të larta. Disave u thoshte është keq se janë të ulta, disave u thoshte është keq se janë të larta.
-Lereni se e zgjidh unë këtë punë tha administratori i pazarit.
U afrua tek Tritani dhe i dha dorën.
-Si jeni zoti Tritan?
-Mirë faleminderit , si jeni ju. Unë jam Tritani . Si janë çmimet, si janë të ulëta ë..apo të larta? Si të duken ty?
-S’di çtë të them zoti Tritan, i tha administratori, -por kemi vendosur si pazar që pavarësisht krizës, për ty preshët t’i kemi falas. Të tjerat sa mundësi të kesh.
-Ashtu ë ashtu ë.. hëhë ika ika. Faleminderit shumë.