Kandidati i famshëm i PD në Pogradec i ka dërguar sot një letër Kunatit, ku kërkon shpjegime për sulmet e fundit të PD kundër LSI:
“I nderuar Kunat!
Jam shumë i shqetësuar që sot në mëngjes, ndërsa u ngrita dhe prisja të nisja punën në rrezet e diellit demokrat, që ngroh zemrat e demokratëve të vërtetë të Pogradecit, rashë nën hijen e zezë të reve që afrohen mbi liqen nga sulmet e PD ndaj LSI.
Unë nuk e di kush i frymëzon këto sulme, por ju duhet ta dini se unë kam ardhur këtu si kandidat konsensual mes LSI e PD, vendosur që në çadër.
Në vend që ne të gëzojmë për këtë aleancë, po i japim shkelmin dhe po rrezikojmë të ardhmen tonë.
Kur unë vendosa të vij në Pogradec, babai më tha që LSI është me ne dhe ai ka ndërmjetësuar marrëveshjen mes Bashës e Metës.
Kështu më tha dhe Luli në çadër.
Tani nuk e kuptoj çfarë është ky ndryshim.
Unë jam kandidat i koalicionit PD- LSI, nuk jam kandidat i koalicionit PD- PS.
Këtë nuk do ta pranoja kurrë.
Nga ana tjetër, njerëzit tanë që janë në administratë shtetërore, janë njerëz që i ka mbajt në punë LSI .
Dje i kërkova tezes të më vinte në fushatë, se është drejtoreshë e LSI në Ministri të Drejtësisë dhe më tha ‘nuk vij dot, se ne të LSI na heqin nga puna’.
Dua të di çfarë është ky persekutim dhe pse bëhet vetëm ndaj ne demokratëve, që jemi të lidhur me LSI dhe nuk bëhet dhe ndaj të tjerëve.
Unë i kam parë pozitive mesazhet e zotit Meta për Bashën.
Dhe kur ka thënë ndonjë gjë të hidhur, më duket se e ka pasur të vërtetë.
Përshembull ai ka thënë që Lul Basha të gënjen dhe për orën.
Me sa kam parë unë në këtë fushatë, Luli çdo miting e nis një orë me vonesë, që do të thotë se ai të gënjen vërtet për orën dhe zoti Meta ka pasur të drejtë.
Por kjo nuk e justifikon revanshin ndaj tij.
Pres një reflektim nga PD për këtë situatë, që na ka komplikuar jetën në familje.
Me respect, Balliu junior!”
Kjo qe benin ktu te kjo gazeta eshte shenje semundje mendore. Besoj jemi te tere dakort per kete.
Ti qenke nje fotokopje e balliut father qe po boheni si kaslyca dhe kerkoni te kapni noi kock qe ngelet duke i lepi bythen berishes njerez pa karakter dhe moral shoqeror