Kunati mbledh dëshmitë për helmimin e protestuesve në Bulevard. Zbulohet e vërteta!

28 Maj 2017, 17:43Antena TEMA

Pas lajmit se rreth 70 militantë të PD kanë shfaqur disa simptoma, të skuqjes dhe lotimit të syrit dhe kruajtjes së qafës, Kunati nisi të mbledh dëshmitë për arsyet e mundëshme të kësaj epidemie.

Dëshminë  e parë e dha vetë Luli:

Isha duke lexuar reagimet e pafundme për listat, në sms, facebook dhe shtyp dhe mendova se kur më lotonin sytë, i kisha lot gëzimi nga mbështetja e madhe popullore që kisha për listat. Pastaj filloi të më kruhej dhe qafa dhe mendova se e kisha nga fakti që lidhja duart në qafë sa herë lexoja mesazhet. Kur pashë që kjo zgjati dhe pasi kaloi orari im i zakonshëm i gjumit, në orën 11, atëhere mendova që është diçka serioze dhe shkova në spital.”

Jamarbëri: Dje nw miting: Nuk e vura re dje por e pashw sot: acarim i lekurës sw fytyrës dhe qafës vetëm nw anën e djathtë dhe nga pas (drejtimi nga kryeministria) si dhe pak acarim me kruarje syrit të djathtë. Duke qenë me Ramazan mendova se ish ndonjë pasojë e agjërimit dhe mungesws sw lwngjeve nw trup. Zoti na shpwrbleftw mundin!

Tritan Shehu: Mua më filluan të më lotojnë sytë rreth orës 11 të natës, por mendova se e kam nga gëzimi, që u riktheva në listë në Gjirokastër. Sot po dëgjoj lloj lloj teorish për shkakun e kësaj epidemie. Dikush thotë se është stinë pranvere dhe bëjnë lulet alergji. Gruaja më thoshte mos e ke nga preshët, pasi po pastronte presh në darkw kur filluan të më lotojnë. I thashë nuk ka mundësi, unë kam imunitet nga preshët. Duhen pritur hetimet dhe të flasim, pasi tani e kemi Ministrin e Brendshmin tonin.

Flamuri: Kan dasht të helmojnë atë burrin. Kur  kanë parë që ai nuk ishte afër Lulit në tribunw, e kanë hedhur helmin në ajër me shpresë se do ta arrinte atë. Por demokratët e rreshtit të parë u bënw gardh dhe e thithën gjithë pluhurin, që të mos prekej ai burri. Keqardhje që është prekur Jamarbëri, por ky është muaj Sakrificash. Do ta durojmë.

Ben Imami: Me aq sa marr vesh unë nga Lëndët Helmuese Luftarake, këto nuk janë simptoma të tilla. Unë kam fjetur në tank dhe me raketa në supe dhe nuk më kanë dhënë shenja të tilla. Mendoj se ka shpërthyer tullumbacja e Republikës së re dhe gjithë koncentrati i pordhëve është drejtuar nga tribuna.

Ministri Rambo: Unë kam përvojë nga gazi helmues në Afganistan dhe Irak. Nuk ka shenja të tilla. I vetmi shpjegim është ai që thotë Jamarbëri. Gazi ka ardhur nga kati i tretë i kryeministrisë dhe mund të jetë përzierje hashashi i fortë që fshihet në mjediset e kryeministrisë. Do marr Helgën nesër të bëj një inspektim.

Çim Peka: Unë mendoj se reaksioni është shkaktuar nga Fariu. Ai kishte ngrënë paçe me hudhra dhe kishte dalw në rresht të parë. Meqë shumica e militantëve ishin në agjërim, ka shkaktuar reaksion er

Odeta: (vetëm për Kunatin) Unë po ta them vetëm ty arsyen, por të lutem mbaje sekret. Siç e lam bashkë miting duhet të demonstronte mbështetjen e fortw të PD për listat e Lulit. Për këtë unë mendova të hedh pak gaz lotsjellës në rreshtat e parë, që njerëzit të qanin kur fliste Luli. Por gazi lotsjellës ishte i skaduar dhe i dha efektet me vonesë. Kështu që gjithçka na dështoi. Këtë mbaje sekret për vete. Mendoj se duhet të akuzojmë segmente të veçanta të qeverisë për këtë sulm, fjala vjen Ministrinë e Territorit, atë të Ekonomisë dhe Kulturës, pasi të tjerat i kemi ne dhe LSI.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje