Kunati duhet të mbyllë me urgjencë dy palë lista.
Listën e qeverisë dhe listën e deputetëve.
Në listën e qeverisë e ka më të lehtë, pasi duhen persona teknikë.
Për këtë ka vendosur të ofrojë punonjësit e kompanisë së tij.
Në OSHEE ka detyrime për të vendosur ata që u kujdesën për çadërn, d.m.th pronari i gjeneratorit që prodhoi energji elektrike për tre muaj.
Sipas kostove të llogaritura, ai harxhoi rreth 500 litra naftë në 24 orë.
Plus disa herë ka pasur probleme me defekte, që janë rregulluar me vështirësi.
Detyrimi që çadra i ka atij, shkon tek rreth 150 mijë euro.
Kunati e thirri dhe i tregoi detyrimet që i kanë.
-Të kemi 150 mijë euro, po merr për tre muaj OSHEE-në, duhet të na kthesh 850 mijë, i tha.
Normalisht duhet të bësh 1 milionë në tre muaj.
-Po Edi Rama ka thënë nuk do ketë tendera këto muaj, i tha kandidati i OSHEE.
-Flasim ne me Ramën po të jetë nevoja, por kaq na i ke borxh, se na duhen për fushatë.
Pastaj thirri Odetën.
-Na duhesh tek AZHBR, tha. Këtu janë për t’u ndarë rreth 40 milionë në vit.
Normalisht i bie 8 milione në vit fitim, për tre muaj afërsisht 2.4 milione. E merr ti këtë?
-Ua, po unë jam për evente moderne, kjo është për punë fshati. Ku marr vesh unë nga fshati!
-Nuk ka nevojë të marrësh vesh nga fshati, duhet të marrësh vesh nga lekët. Për ato të kemi NJËSH. Me të tjerat merret ekipi.
E pranoi dhe Odeta.
Pastaj po mendonte kë të çonte tek Hipoteka.
U kujtua për Zenin.
Dje i kishte çuar një sms që nuk e kishte lexuar mirë.
“Hipotekat dhe burgjet do mi lësh mua, se kemi çunat rrugëve”.
-Punë dreqi, tha me vete.
Ky dashka gjysmën e pushtetit akoma.
-Më ço pak emrin për Hipotekë, i shkroi një sms Zenit.
-Ja se nuk e kam nda. Kanë hy në garë çunat kush të jap më shumë. T’u japim shansin ta bëjmë garën e drejtë, ta marrë ai që jep më shumë.
-Po tek burgjet?
-Aty do çoj një shok timin, se nuk i dihet, na duhet për më vonë. Këtij po ja bëjmë me këste, pa parapagim. Një këst e sjell tek unë, një tek ty, tha Zeni.
Pas kësaj mbetën ministritë kryesore.
-Këto po ja lë Lulit, tha Kunati, se këta s’kanë gjë në dorë.
Pastaj i hodhi një sy listës së deputetëve.
Ju duk shumë e lodhshme.
-Nuk e kuptoj çe kanë këtë dëshirë të bëhen deputetë, tha, dhe hodhi një vështrim nga oborri i SHQUP.
Djemtë e çadrës po silleshin vërdallë me DJ, dhe po i bërtisnin.
-Çfarë keni me djalin, u tha Kunati?
-Është krejt budall, i tha një laçian. I ka ngel vetëm kënga “Edi Rama, ka mbaru, ka mbaru…”
Po përpiqena me e bë “Edi Rama na ka nderu, na ka nderu…” por s’din me e ba.