Ditari i Megi Pjeshkës: Shënime për protestën dhe “Ujkun e Cërrikut”

13 Maj 2017, 18:35Antena TEMA

Sot ishte një ditë e madhe. Të parët e filluan protestën ata të LGBT.

U nisën diku andej nga TVSH, kaluan në Bulevard para çadrës dhe vazhduan në punë të tyre.

Në fakt kishte më shumë se sa mendonim.

Parrulla e tyre kryesore ishte: “Ta bëjmë Shqipërinë si Hollanda”.

Shoku im nga Laçi më pyeti se çkuptim ka kjo parrullë dhe dyshonte mos e kishin si tallje me Lulin, meqë e ka familjen hollandeze.

-Jo, i thashë. Ne e kemi të kundërtën. Mitingu ynë sot synon të bindë Hollandën dhe vendet e tjera perëndimore, se e drejta është me ne, jo me ata.

Pra parrulla jonë është “Ta bëjmë Hollandën si Shqipëria”.

Shoku im nga Laçi u cudit shumë.

-S’më kish shku menia këtu, tha. Qenkan prapa bote këta të Hollandës. U zuna me një shok temin pak më parë, se po diskutonim çfarë munden me të sha, kur del në miting të LGBT dhe çfarë munden me të sha, kur nuk del në miting të PD.

Unë isha i mendimit se edhe kur del në miting të LGBT të shajnë “b..q..”, po edhe kur nuk del në miting të PD, të shajnë “b…q..” .

Duhet me e nda mendjen kush është më b..q..

-Sot ëshët dita e fundit e Republikës së vjetër, i thashë. Në Republikën e Re nuk do ketë terma të tilla.

Nesër ne jemi të lirë të mos paguajmë taksa, të mos u ndalojmë policëve, të mos paguajmë ujë dhe drita, gjithcka.

Nesër fillon liria për gjithë shqiptarët.

Ndërkohë që po flisnim, në derë të çadrës u shfaq “Ujku i Cërrikut”.

U ngrita t’i dilja përpara.

Sakrificia e tij duhej vlerësuar.

-Eja të të çoj tek Doktori, i thashë dhe e mora për dore.

Ai eci pak i hutuar, pastaj filloi të ulëriste.

-Jo tek Doktori, jo. Nuk dua tek Doktori.

Skena e tij filloi të tërheqë vëmendjen e protestuesve.

-Mos u shqetëso, i thashë. Nuk është ai dentisti që të ka heq dhëmbët. Është Doktor Berisha, e kemi shok.

“Ujku i Cërrikut” u qetësua.

-Ti je simboli i protestës së sotme, i tha Doktori.

Portreti yt është simbol i gjendjes në të cilën Edi Rama ka katandisur Shqipërinë.

Ti je sot simbol i Shqipërisë.

Ndaj do jesh në krye të protestës.

-Auuu, hungëriu “Ujku i Cërrikut”.

-Ti patjetër, i tha Doktori. Ti je fytyra reale e Shqipërisë.

“Ujku i Cërrikut” u çel në fytyrë.

-Unë jam “Ujku i Cërrikut”, ti je “Ujku i Shqipërisë”, bërtiti ai dhe ju hodh Doktorit në qafë.

U bëra një foto. Është foto simbol e protestës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje