Ditari i Megi Pjeshkës: Përplasja me marshimin e LGBT në datë 13 maj

8 Maj 2017, 19:34Antena TEMA

Sot në çadër patëm një shqetësim real.

Protesta jonë e madhe në datë 13, përplaset me marshimin e LGBT.

Edhe pse jemi parti konservatore, ne kemi mirwkuptim për LGBT.

Plus që gjysma e familjes së Lulit është hollandeze dhe ka një detyrim moral për hir të interesave të shtetësisë.

Për këtë, në çadër u zhvillua një debat i fortw për marrwveshjen që duhet të bëhet me LGBT.

E para që u ngrit kundër ishte deputetja seksi e Peqinit.

-Ne nuk duhet t’i hapim rrugë marshimit të LGBT, se ata janë të paguar nga Edi Rama që të eklipsojnë marshimin tonë, tha ajo.

Ne nuk mund t’i lejojmë ata. Le ta shtyjnë marshimin për datë tjetër.

-Nuk mendemi, tha Aldua, pasi ata e kishin njoftuar më parë marshimin dhe ne u nxituam që caktuam datwn 13, nga që bie e shtunë.

Plus mund të kemi telashe nga Brukseli.

-E kuptova, tha ajo. U bën presion Majlinda Bregu, se ajo është spiune e Brukselit.

-Jo, tha Aldua, ajo nuk e ka me LGBT, e ka me Lulin.

Deputetja seksi e Cërrikut nuk u tërhoq.

– Ne e kemi revolucion datën 13.

E kemi revolucion se duam t’i hapim syte shoqërisë për diktaturën që vjen.

Këta të LGBT duhet ta dinë mirë se në diktaturë nuk lejohej fare si organizatë. Ata duhet ta dinë mirë se në kohë të Enver Hoxhës, qejfi i tyre dënohej nga kodi penal dhe ata quheshin organizatë antiparti.

Ne i kemi shpëtuar nga burgu, ata duan të na sabotojnë revolucionin.

-Duhet të jemi tw matur, tha Grida, pasi pavarësisht se marshimi i tyre konvecionalisht ka një hiperndjesi asfiksuese për qëllimin nga i cili motivohet aksioni ynë, prapwseprapë, ka një konvergjencë optimale mes të dyve, që në thelb bën që inspirimi të vijw nga e njëjta ndjesi e mungesës së lirisë që perceptojnë grupet në shoqërinë tonë të frustruar.

-Më fal, i tha deputetja seksi, se nuk di me fol me fjalë të mëdha, por ne jemi në revolucion për bythën tonë, jo për bythën e atyre.

Dhe nëse konvergojmë, siç thua ti, atëhere debati do të jetë kush është më e rëndësishme, halli ynë, apo halli i atyre.

I vetmi që ndërhyri në mënyrë racionale në debat ishte Aldua.

-Unë them të bashkwpunojmë me ta, tha ai.

Ne të dërgojmë disa njerëz nga PD në marshimin e LGBT dhe ata të na bashkohen ne në marshimin tonë.

Kështu forcohen të dy kauzat dhe ecim përpara.

Kjo ide më pëlqeu shumë dhe i bëra shenjë Salianjit të ngrinte dorën si vullnetar.

Atij i shkëlqeu fytyra dhe po shikonte nga Enno me dy “n”, që tregonte se e donte dhe atë me vete.

I kërkova mendim me këtë rast deputetit Ruli, nëse ai e mbështeste këtë nismë.

-Plotësisht dakord jam, tha. Edhe ne, sikurse LGBT, duam të shpëtojm bythën tonë, pse të mos bashkwpunojmë.

2 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Përplasja me marshimin e LGBT në datë 13 maj”

  1. shefi says:

    E ke qare fare Mero!

  2. pokeristi says:

    Fantastike,Mero!
    Dikur ne Tirane zhvillohej nje gjygj ,ku u denuan disa gey.Midis te tjerave njeri qe duhej te thoshte fjalen e fundit tha si me naivitet:Mor te tera I marr vesh,por se kuptoj,c’pune ka qeveria me bythen time.!!?Salla shpertheu gazit. Trupi gjykues mjaft serioz.Kishte shteg per agjitacin e propagande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje