Sot vendosëm në çadër, të nisin përgatitjet për 13 majin.
Atë që nuk na lanë ta bëjmë në Kavajë, do ta bëjmë në Tiranë.
U gëzova shumë për lajmin që na dha Luli dhe sapo Strazo u shfaq në çadër, ja thashë të parit.
-Erdhi dita jonë, do ketë protestë më 13 maj.
Atë që nuk e bëre dot në Kavajë, duhet ta bësh në Tiranë.
Strazua u hutua pak dhe kruajti kokën.
-Unë në fakt nuk isha caktuar për t’u sakrifikuar në Kavajë.
Unë i kërkova Lul Bashës me vdek për të, por ai më tha jo.
Duhet me pa kush ishte caktuar.
Pas Strazos, në çadër erdhi Enno me dy “n”.
-E more vesh, i thashë. Më 13 do bëjmë protestë. Kemi rastin të tregojmë kush jemi.
Enno kapërdiu pak pështymën dhe bëri sikur nuk e kishte mendjen.
-Unë jam sekretar organizativ, tha, do merrem me organizimin.
Duhet të shohim kush duhet të jetë në vijën e parë.
Pas tij erdhi Paloka.
Ja thashë dhe atij lajmin.
-Erdhi koha të tregojmë veten, i thashë.
-Unë jam kryetar grupi, tha, nuk ka lezet, por do flas me çunat.
E pashë që dhe ky nuk e kishte me qejf.
Në fund u shfaq Muli.
Ky ishte përfolur disa herë që do ishte njeriu i sakrificës.
I dola para dhe i dhashë edhe atij lajmin, që në datën 13 kemi rastin të tregojmë se çfarë mund të bëjmë.
-Do flas një herë me atë burrin, tha, pastaj flasim bashkë se kush do sakrifikohet.
Pas tij erdh Nard Ndoka.
Ja tregova dhe atij planin për sakrificën që duhet të bënim në datën 13.
-Interesante është, tha Nardi, por me sa di unë, po u vrave dhe vdiqe, nuk ngjallesh më dhe nuk e shikon veten tek lapidari. Unë kam qejf ta shikoj.
U zhgënjeva dhe nga Nardi.
Shpresa e fundit mbeti Gon Duka.
Ja tregova dhe atij planin.
-Ça thu moj gocë, tha. Unë ene për Kavajë, u thashë mos u kruni kot, se nuk i dihet si del, po na shpëtoi Rama që s’na la me u vë në provë.
E dëshpëruar që s’po gjeja mbështetje, pyeta deputetin Ruli.
-Si shpjegohet që po ma dredhin të gjithë, i thashë, nuk do të bjerë asnjë dëshmor në datë 13?
-Ç’të të them vajzo, më tha. Nuk është se nuk duan, por kanë frikë se Luli i gënjen dhe për këtë punë.
Duhen prit këto përgjimet e bisedave mes Spartak Brahos e Ndre Legisit, që ta marrim vesh për kë ka vendosur Doktori.