Ditari i Megi Pjeshkës: Balada e tradhtisë së Ilir Metës

28 Prill 2017, 20:17Antena TEMA

Sot ishte ditë e keqe.

I vetmi që tentoi të na jepte zemër është rapsodi ynë nga Laçi, i cili ja mori këngës qysh në mëngjes.

Sot ne çader ka ra zija,

Na tradhetoi LSI-a.

Na la ne rruge me cader hap,

S’na ka mbet vec m’u ba pape.

 

M’theve andrren e mbyte shpresen,

Se une ty ta mbajta besen!

Kam qysh mbrame, pa gjume n’sy,

Çadren e ngrefa per ty.

 

Te merzitun tan pikllim,

Kena nxjerr nji ket njoftim:

“Lul Basha e opozita,

Tash e tutje presin vizita.

 

Tuj mundu me rujt traditen,

Hallven e shperdajm gjithe diten”

Ndërkohë që ky po këndonte, erdhi Fahrua.

-Ore ça keni që nxini të gjithë, tha? Çu ka gjetur?

-Po ja, i thashë unë, ti nuk e sheh që Ilir Meta na tradhtoi?

-Po mos u mërzisni, tha. Do ta kemi gjithnjë një derë hapur në Presidencë.

-Po ne hapur e kemi pasur, i thashë unë.

-Po çfarë hapur, ky që është mezi hap derën. Ky po është tamam, del e të pret jashtë.

1 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Balada e tradhtisë së Ilir Metës”

  1. thana says:

    Largimi i PD-se nga zgjedhjet dhe emerimi i Ilir Metes President i RSH jane pjese e Planit Katovica shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje