Sot në çadër ka qenë ditë feste.
Luli na çoi një mesazh paradite, ku na thoshte se sonte nga ora 09:00, duhet të jemi në çadër për arsye të prezencës së BE në Tiranë.
Kjo ka rëndësi pasi ata duhet ta shikojnë se ne jemi shumë dhe të vendosur.
Për këtë, thirrëm në çadër dhe këngëtarë dhe artistë, por dhe presonazhe të njohur të vitit ’97, si Dashi i Havasë, që ta dinë me kë kanë të bëjnë.
Një moment, në çadër dikush ngriti një baladë për bllokimin e rrugëve dhe ja dhe Stresit ta këndonte.
Lulezim Basha ka lshue zanin,
N’rrotonda të mbrojmë vatanin.
N’rrotonda të mbrojmë vatanin,
Me në krye trim Ristanin.
Në Milot kan lshue thirrmën,
Aldo Bumçi me Albinën.
Jem të lidhun prej nji fjalet,
N’rrotonde qindrojmë si malet.
Prin Paloka përgjegjs teknik,
Te Shqiponja s’len kend me ik.
Flamur Noka 2 metra burrë,
N’rrotonde ma trim se kurrë.
N’Bradashesh po bahet nami,
Mond Spaho te istikami.
Edhe n’çadër presin vizita,
Me at’pun do merret Grida.
Opozita është e prerë
Nuk pranon Knut e McAllister
Se kjo Europa, kurvë e vjetër
Po na don me shkatërru patjetër.