Sot në mëngjes situata në çadër ishte e tensionuar.
Lajmet se Ilir Meta do takohej me Edi Ramën kishin shkaktuar shumë probleme.
Kur unë arrita, të gjithë ishin duke sharë Ilir Metën.
Aty afër kaloi dhe Fahro, dhe ju vërsulën dhe atij.
-Po çfarë keni, tha Fahro, nuk e kuptoj?
-Po ja, ai Ilir Meta do takohet me Ramën…Ti e ke mik.
-Po kush u ka dhënë leje ju të mendoni me kokën tuaj,- tha Fahro? Keni dëgjuar gjë Doktorin, ka thënë gjë kundër tij?
-Joooo…
-Po atëherë çfarë keni! Pse tek ju ka ngel puna të merrni vendime!
Kjo sikur e qetësoi disi çadrën.
Pas kësaj, biseda kaloi përsëri tek vrasja e Lulit.
Dikush tha që Luli ishte fyer shumë nga ideja që kjo është lojë, dhe kishte shkuar vetë tek Doktori.
-Jam shumë i fyer, tha, që mendojnë se unë nuk e meritoj të vritem. Pse, çfarë kishte më shumë Azemi?
-Ke të drejtë, i tha Doktori, po nuk të ndihmoj dot. Azemin nuk e vramë për merita, por për të meta.
Kjo e bënte situatën shumë delikate në çadër dhe bisedat mbylleshin.
Dikush kujtoi propozimin e Myslim Murrizit për të krijuar shtabin e luftës Nacional-Demokratike në PD.
Propozimi i Myslimit, ishte i thellë, i menduar mirë dhe në kohën e duhur.
Pas kësaj, Luli i kishte hyrë punës seriozisht dhe kishte caktuar një shtab lufte sipas kësaj strukture.
Shefi i Shtabit, Flamur Noka
Anëtar për propogandën, Kaç Islami
Anëtar për prapavijën, Kunati i Lulit
Anëtar për spitalet partizane, Halim Kosova
Anëtar për marrëdhëniet me jashtë, Aldo Bumçi
Anëtar për ngritjen e moralit të ushtarëve, Albana Vokshi
Pjesa tjetër e shtabit do jetë në ilegalitet.
Struktura e shtabit kishte qarkulluar në çadër dhe kishte rënë dhe në dorë të deputetit Ruli.
Ai, pasi e kishte parë, kishte tundur kokën menduar dhe kishte thënë:
-Nuk qenka pa gjë ky lajmi për vrasjen e Lulit, përderisa ky po bëka lista se kush duhet ekzekutuar para tij.
hahahahaha i modh!!!