Ditari i Megi Pjeshkës: Zbulohet arsyeja pse duhet vrarë Luli?

14 Prill 2017, 19:25Antena TEMA

Sot në çadër u përhap një valë paniku.

I pari që hyri me fytyrë të trembur ishte Flamuri.

Ndryshe nga herët e tjera, dukej seriozisht i tronditur dhe i menduar, gjë që nuk është e lehtë të arrihet në portretin e tij.

-Çfarë ka ndodhur, e pyeta?

-Luli është seriozisht në rrezik, tha. Deri më tani i kisha të gjitha me pikëpyetje, por tani është serioze.

-Po nga e ke burimin, i thashë?

-Lere se është serioze, tha. Burimi është publik, por rreziku është serioz. Ka shkruajt Doktori, tha.

-Po ai nga e di, i thashë? Nga e ka burimin?

-Ai nuk e di tha, por po e tha ai, bëhet.

Dhe më tregoi postimin e Doktorit.

E lexova, e rilexova dhe më bënte shumë përshtypje.

Kishte disa pika. Në fillim thoshte e para, pastaj e dyta pastaj e treta, pastaj prapë e treta…

-Pse e ka përsëritur këtë e “treta” dy herë, e pyeta Flamurin?

-Po aty i bie të ketë vdekur Luli dhe ndal koha, më tha.

Dy arsyetimet e para i kishte bazuar në historinë e Edi Ramës si mafioz.

Tek e treta u vura në dilemë.

Doktori thotë se Edi Rama do të dënohet me 35 vjet për korrupsion, dhe i bie që po vrau Lulin, ai shpëton.

-Si ka mundësi, e pyeta Mulin? Pse shpëton po vrau Lulin?

-Po se për vrasje dënohesh 25 vjet, më tha, dhe Edi Rama do të bëjë burg për vrasje, jo për korrupsion.

Por pika  e fundit më bëri edhe më shumë përshtypje.

Doktori thoshte se Edi Rama është i sëmurë psiqik dhe ka humbur gjumin dhe mendjen.

-Kjo është e rrezikshme, i thashë Mulit, se me këtë që ka thënë Doktori, Edi Rama del i pafajshëm po e vrau, se qenka i sëmurë psiqik. Atë thjeshtë mund ta çojnë ndonjë vit në çmendinë.

Aty Mulit i shkëlqyen sytë.

-Se kisha vënë re, tha. Je talent. Më shpëtove.

-Po pse, e pyeta gjithë kuriozitet?

-E dashka të vdekur Doktori, tha. Po nxit Ramën ta vrasë dhe po i tregon dhe rrugën se si do t’i shpëtojë burgut. Le se tani e kapa lojën, se më zuri frika pse donte ta vriste. Je e madhe, më tha.

Unë u çudita shumë, pse i pëlqeu zbulimi im, pasi unë thjeshtë nuk po kuptoja sensin logjik të atyre që kishte shkruar Doktori. Nuk më kishte shkuar mendja deri këtu

Ja thashë këtë dhe deputetit Ruli.

-Çtë të them vajzo, më tha. Doktori ka kuptuar një gjë të rëndësishme. Ka kuptuar që armiqtë e duan Lulin të gjallë ta mundin. Dhe ai po bën ç’është e mundur t’ua heqë nga duart, që mos kenë kë të mundin.

1 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Zbulohet arsyeja pse duhet vrarë Luli?”

  1. Maloku says:

    O Genc Ruli, o njeri pa dinjitet,ka me si dy vjet qe te tallin e te vene ne loje ,si ke fytyre e del perseri ne publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje