Ditari i Megi Pjeshkës: Ju tregoj qeverinë e re të Besimit!

4 Prill 2017, 18:29Antena TEMA

Sot çadra kishte festë. Qysh herët në mëngjes, si rrallë ndonjëherë mbërritën banorët e parë.

Në shumicë njerëz me perspektivë për partinë, që janë kandidatë për qeverinë e re të Besimit dhe që do të ndihmojnë në fitoren përfundimtare të PD.

Kunati, si rrallë ndonjëherë, erdhi me dosje me vete dhe zuri vend në fund të çadrës.

Ai shpërndau disa formularë për poste të ndryshme që do t’i ofrohen PD.

Formularët ju shpërndanë njerëzve në çadër, që të jepnin mendimet e tyre për postet që duhet të ofrojë çadra në qeverinë e Besimit.

Një formular e mora dhe unë dhe e plotësova.

Nuk janë të gjitha postet, por ato që përmbante formulari.

Ja propozimet e mija:

Postet ministrore ngelur vakante nga LSI:

Grida Dume, ministre e Integrimit

Xhelal Mziu, ministër Bujqësie

Kreshnik Spahiu, ministër Drejtësie

Jamarbër Malltezi, ministër Mjedisi

Dashi i Havasë (S’më kujtohet mbiemri), ministër Transporti

Nard Ndoka, kryetar Kuvendi

Postet ministrore ngelur vakante nga PS:

Andrea Mano, zëvendëskryeministër

Edi Paloka, ministër i Brendshëm

Tritan Shehu, ministër i Shëndetësisë

Deputetja seksi e Cërrikut, ministre e Punës (S’më kujtohet emri)

(Kunati i Lulit), ministër Financash

Postet dytësore:

Adriatik Alimadhi, drejtor policie Berat

Bardh Kadilli, drejtor policie Pogradec

Gent Strazimiri, drejtor policie Dibër

Dashamir Aliko, drejtor policie Gjirokastër

Albina Dedaj, komisionere e lartë e LGBT

Artan Fuga, drejtori i Autoritetit të Dosjeve

Çim Peka, drejtor i Qarkullimit Rrugor

Fahri Balliu, këshilltar për koalicionin me LSI

Arjan Çani, ambasador Nderi i Republikës së Re në botë

Artur Zheji, kryetar i Agjencisë Antikorrupsion

Sonila Meço, drejtore e Pastrimit të Parave.

Henri Çili, i arrestuar për tradhti ndaj Republikës së Re

Ky ishte formulari im.

Uroj të kenë menduar sa më shumë vetë si unë

7 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Ju tregoj qeverinë e re të Besimit!”

  1. Shqipfolese says:

    Mos vdeksh kurre o Mero! E ke thare. Me pelqeu vecanerisht posti I Fuges, Cim Pekes, Canit dhe Sonila Mecos.

  2. Zgalem says:

    Po ti ke len e pa post Fatmir Mediun , Nard Ndoken dhe Flamurin . Jepu dhe ketyre nga nje post dhe per pak kohe do ta gjesh Shqiperine nen shoqerine e fiseve Zulu . Keta nuk e duan dhe nuk e njohin shtetitn . vet Luli e ka bere haram arsimin , qe ka marre ne Hollande . Eshte kamikaze I shtetit . Zgalem

  3. ToniTR says:

    Ke harruar Lubonjen i cili do kete per detyre te formoje opoziten e re te republikes se re!

  4. rudini says:

    Je brilant mero,i ke gjetur fiks fare.

  5. kastriot says:

    Humor me kapsllik te theksuar tepelenas.

  6. beni says:

    O ti je jnesh dhe i sakte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje