Sot ishte dita e parlamentit në çadër.
Mezi prisnim të vinte Doktori.
Siç e keni parë vet, gjithë Europa dhe SHBA, e paguar nga paratë e drogës dhe mafies, është bërë një me qeverinë.
Luli arriti të krijojë një aleancë me Maqedoninë dhe Hungarinë në Kuvendin e Partive Popullore, por jo më shumë.
Paratë e drogës e bënë punën e tyre.
I vetmi lajm i gëzuar është që Jorida ka ngel shtatzënë, por dhe kjo nuk është meritë e çadrës, pasi kjo 40 ditë ka.
Duhet të jetë meritë e reformës në drejtësi që u miratua në korrik.
Kështu që e vetmja gjë që prisnim sot, ishte fjalimi i Doktorit.
Dhe ai qëlloi në shenjë.
Pasi përsëriti kërcënimin me vdekje për Edi Ramën, ai ju turr Henri Çilit.
Shumë vetë më pyetën pasi iku Doktori, përse u sulmua Henri?
U dhashë shpjegimin tim të konsultuar dhe me analistët pranë çadrës.
E para, u thashë, që ai duhet sulmuar, se ka mbështetur Edi Ramën për një mandat të ri.
Kjo është arsye parimore dhe nuk duhet t’ia falim kurrë.
E dyta, që është dhe më e rëndë se e para, ai i ka bërë karshillëk Doktorit, duke thënë se Luli po bëhet lider dhe ka shkuar deri në mes të rrugës.
Sipas tij, Lulit i duhet dhe ky katërvjeçar në opozitë, dhe bëhet lider që nuk ka nevojë më për Doktorin.
Ky është fundi dhe gjëja më e rëndë që i ka thënë dikush Doktorit.
Ne e dimë që nuk është e vërtetë, por kjo nuk do të thotë që duhet lejuar si opinion.
Ndaj mendoj se Doktori ja bëri mirë.
E treat, jo aq e parëndësishme, ka të bëjë me Univeristetin.
Siç dihet, ai universitet ka botuar një libër për Supermbesën kur ishte në vit të katërt në gjimnaz.
Që atëhere atë e ka marrë syri i keq, dhe as shkruan, e as lexon më libra.
Kjo, sipas Doktorit, ndodh pasi asaj i vjen turp që librin ja ka botuar universiteti “Kristaq Rama” i politizuar.
Po qe se universiteti do ishte i papolitizuar si atëhere që i shkruante dhe botonte librin Supermbesës, atëhere ajo do ishte e qetë dhe nuk do hiqte dorë nga librat.
Por ajo u vel shpejt dhe tani nuk i shijojnë më librat.
E katërta, që Doktori nuk ka si e toleron, është fakti se grupi i Çilit ka ftuar në çadër njerëz nga jashtë PD, të cilët i kanë porositur të flasin kundër Doktorit.
I tillë qe fjalimi i Kapexhiut dhe disa të tjerëve.
Sipas gjithë gjasave, ata kanë marrë instruksione nga Grida para se të flasin dhe u është dhënë porosi t’i bëjnë thirrje Lulit, të distancohet nga Doktori.
Për të gjtiha këto arsye, Doktori ka të drejtë jo vetëm ta sulmojë Henrin, por ta kërcënojë dhe me jetë, pasi e ka prekur atë aty ku nuk duron njeri.
Pasi e çoi në opozitë, po përpiqet t’i marrë dhe partinë dhe t’ia japë Lulit.
Pas fjalimit të Doktorit, në çadër pati një reflektim të fortë.
Grida, Salianji, dhe disa të tjerë të ardhur nga universiteti i tij, ikën fshehurazi nga çadra.
Tani është dhënë urdhri të hartohet lista dhe të fillojë spastrimi me fshesë të hekurt i gjithë të infiltruarve.
Kam pershtytpjen se keto gjera qe ne i marrim me te qeshur ,qadristet dhe udheheqesi i tyre i merr seriozisht.