Ditari i Megi Pjeshkës: Ua shpjegoj pse jemi të detyruar të hamë në Rogner?

28 Mars 2017, 18:49Antena TEMA

Sot dua të shpjegoj një halll konkret, i cili lidhet me çadrën.

Është fjala për një foto të botuar për Gridën dhe Salianjin, që hanë në Rogner çdo ditë.

Unë e besoj atë paparacin që i ka kapur rregullisht çdo ditë.

Nëse unë do isha  e njohur, apo dikush tjetër, do na kapte dhe ne.

Do thoni ju, si nuk iu vjen zor që shkoni në Rogner çdo ditë?

Jo, ky nuk është faji ynë, por faji i organizatorëve të protestës, dhe i Rognerit natyrisht.

Administratori i Rognerit ka dhënë urdhër që askush nga protesta të mos urinojë në Rogner.

Siç e dini, organizatori nuk ka vendosur tualete në bulevard dhe kjo ka vështirësuar qëndrimin tonë këtu.

Atëhere, si kafja më e afërt mbetet Rogneri.

Por pas ditës së dytë, administratori ka dhënë urdhër aty, të mos lejohet asnjë njeri nga çadra të përdorë tualetet, përveç Genc Pollos.

Për këtë ka vetëm një shans, të porositësh diçka për të ngrënë, ose për të pirë kafe.

Kjo na ka detyruar të gjithëve, të na shkojë shumë shtrenjtë një e dalë jashtë në Rogner.

Nga ana tjetër, Grida dhe Salianji janë udhëheqës të partisë, dhe ata nuk mund të shkojnë të paguajnë kafe vetëm për të shkuar në tualet.

Kështu, detyrohen të hanë drekë dhe të sillen në mënyrë më të natyrshme me mjedisin aty rotull, pasi të gjithë kamarierët të shikojnë me bisht të syrit kur merr një kafe e shkon në banjë.

Këtë nuk na  e bëjnë vetëm ne, por dhe të huajve.

Edhe kur erdhi zoti Grosruk, i cili flinte tek Rogneri, pasi erdhi nga protesta, shkoi në tualet.

Dhe atë e ndaluan dhe i thanë “duhet të porositësh diçka për të ngrënë, që të shkosh në tualet”.

Dhe ai u detyrua të porosiste drekë për së dyti.

Në këtë pike, unë shpreh solidaritetin tim me ta dhe them se e bëjnë nga halli, dhe jo nga qejfi.

Për këtë dua të sqaroj militantët të mos e shikojnë këtë gjë si një gjest fyes ndaj çadrës, por si një lëvizje e detyruar.

I vetmi dëm që na shkakton kjo, është rritja e shpenzimeve dhe shtuarja e zërave se kur duhet të dalim, pasi nuk e përballojmë dot këtë kosto.

Kjo na bën të dukemi si grevthyes, por në fakt e kemi nga halli.

Ndaj dhe sot u gëzuam shumë kur lexuam se një portal në SHBA, kishte shkruar për vizitën e Lulit në SHBA dhe kishte treguar se Luli dhe i zoti i portalit mendojnë njësoj kundër Sorosit dhe pro Trumpit.

Nëse kjo është e vërtetë, atëhere ky pronari i portalit, që është bërë këshilltar i Trumpit, ai do t’ia tregojë Trumpit, ai do gëzohet shumë dhe do t’i japë një zgjidhje situatës dhe nuk do urinojmë më në Rogner.

D.m.th kjo situatë e rëndë mund të marrë fund, dhe ju nuk keni për ta parë më as Gridnë e Salianjin në Rogner, as mua tek çadra, nëse ka dhe disa shkrime të tjera si ai i sotmi tek një portal në SHBA.

Kjo na ka dhënë shumë shpresë.

1 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Ua shpjegoj pse jemi të detyruar të hamë në Rogner?”

  1. Ela says:

    Rubrika eshte e perkryer. Me pelqen jashte mase dhe me ben te buzeqesh dhe te mendoj sa here qe e lexoj. Por kam nje lutje per gazetarin: kujdes me rregullat gramatikore. Ne kete rast titulli korrekt eshte “Tua shpjegoj…”. Te mundohemi te pakten te komunikojme drejte neper gazeta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje