Ditari i Megi Pjeshkës: Si u trondit çadra nga thirrjet “Do heqim zvarrë Xhafën”

18 Mars 2017, 19:32Antena TEMA

Sot në çadër ndodhi një incident i rëndë.

Në fillim, në mëngjes erdhën disa djem nga Laçi që bërtisnin me zë të lart, “Kena me e heq zvarr Xhafën”,  “Xhafa është pas ken spiun”, “Xhafa është pas kenë kriminel” etj.

Unë dëgjoja dhe më vinte frikë.

-Si ka mundësi, thoja me vete, Xhafa është burrë i mirë. Vjen çdo ditë këtu, na qeras, na jep kafe, paguan për këta të ardhurit nga rrethet. Thotë gjithmonë, “kush do të dalë foto me Lulin, të më thotë mua” etj. Kushedi ku u ka ngel qejfi, mendova.

Pastaj erdhën disa të tjerë dhe u hap prapë muhabeti i Xhafës.

Filluan ta shajnë prap.

I dëgjonte dhe ky përgjegjësi i çadrës që merr çdo ditë shpenzimet nga Xhafa dhe rrinte i qetë.

Pastaj më e rënda ndodhi, kur në derë u shfaq Xhafa.

Unë i rashë me bërryl këtij shokut tim nga Laçi .

-Ky është Xhafa, i thashë. Po jeni burra thojani në sy , mos e shani pas krahëve.

-Po mor po ja themi në sy, tha, pse u turpërum nga Xhafa.

U ngrit bashkë me dy laçianë të tjerë dhe i dolën para.

-Ti je Xhafa, i thanë?

-Unë, u tha ai.

-A je lab zotrote?

-Po, lab jam, u tha Xhafa.

Djemtë u skuqen në fytyrë nga inati.

-A ke qenë komunist, siç thonë?

-Po kam qenë, ajo kohë ishte atëhere.

Djemtë u nxinë fare.

-Na thuj të drejtën, a e ke dashtë Enver Hoxhën?

-Po, e kam dasht, ajo kohë ishte, aq dinim.

-Është e vërtetë se ke punuar në organet e diktaturës?

-Po, në struktura të ushtrisë kam qenë, tha Xhafa, i çuditur me gjithë egërsinë e djemve.

-A të q… robt, komunist i mutit, i tha shoku im dhe e qëlloi me shpullë.

Në çadër nisi rrëmuja.

Kreshniku u hodh sipër Xhafës për ta mbrojtur me trupin e tij, ndërsa Ben Ristani u hodh sipër djemve nga Laçi.

U bë një katrahurë.

Luli, i cili mbërriti në çadër, po shikonte i shqetësuar çfarë kishte ndodhur.

Shoku im nga Laçi i doli para dhe i raportoi.

-Zoti Luli, tha. Ky personi është Xhafa. Dyshova në fillim, por e pranoi vetë. Është komunist, është lab, ka qenë enverist dhe vjen në çadër na provokon. Ja rrasa një shpullë, por nuk më lënë këta t’i bie prapë.

-Mos…, ke bë gabim, i tha Luli. Qetësohu.

Djemtë nuk po e mbanin veten nga inati.

-Si është e mundur që këta shajnë Xhafën publikisht dhe këtu s’të lënë as ta prekësh me dorë, i thanë djemtë e Laçit, Rulit?

-Po ç’tu them unë djemo! Ky Xhafa që doni të rrihni ju, është vjehrri i Lulit, nuk është ai Xhafa që do të bëhet ministër. Të dy komunistë kanë qenë, por ky ka ngatërruar çadrën, kurse ju keni ngatërruar Xhafën.

Djemtë u turpëruan dhe u zunë ngushtë.

-Na fal, i thanë Lulit, të turpëruar.

-S’ka gjë, ngatërresa që ndodhin, u tha Luli.

-S’kena faj mor burrë, i tha shoku im. S’na shkoi mendja se është vjehrri jot. Se të gjithëve u njihet baba, ty të njihet vjehrri, të gjithëve u njihet vëllai, ty të njihet kunati. Je lider i veçantë.

9 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës: Si u trondit çadra nga thirrjet “Do heqim zvarrë Xhafën””

  1. doktori says:

    Antena me e bukur e ketij viti…Perputhjet jane fantastike

  2. Artan says:

    Hajde mere vesh se kush ja q..iu nenen ketij Lul Domates dhe na e mbarsi e na doli ky patlixhan.

  3. Keti says:

    Sillu mir lulush se Xhafa ta mbush

  4. Dea says:

    Gjith ky mllef eshte e vetem e vetem se kane frik nga vettingu, kane frike nga e drejta dhe drejtesia.

  5. Ama says:

    Ju erdhi fundi o fundurina te krye findurines sali

  6. Dea says:

    Gjithe ky mllef eshte vetem e vetem se kane frike nga vettingu, nga e drejta dhe drejtesia.

  7. Ana says:

    Po skane faj keta… se jane vete komunista e nuk e pranojne… po cta duan Xhafen keta … qe ti fusi te gjithe ne burg, se dihet per ca e kane ngrit cadren

  8. Deti says:

    U mbush bulrvardi me lavire 200 lekshe

  9. spata says:

    Kemi per te degjuar barsaleta sa do te shkrihemi me keta karagjoza pa tru .Skenari me i bukur do te ishte ne se vinte nena e Lulit.Te me fali nese nuk jeton .Po ja qe keshtu e kane keto punet kur kurvat shajne njera tjetren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje