Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Si do ngrejmë çadrat në rrethe?

10 Mars 2017, 21:01Antena TEMA

Sot na komunikuan mënyrën se si do ngrejmë çadrat në çdo rreth. Ne që kemi më shumë përvojë dhe kemi qëndruar në çadrën kryesore do shpërndahemi nëpër rrethe. Mua ky shoku im nga Laçi, më tha të shkojmë në Laç. Jam shumë e emocionuar dhe mezi pres.

Detyrat që do kemi në çadrat lokale do jenë të ndryshme nga këto të Tiranës.

E para, çadrat atje nuk do jenë kaq të mira dhe kaq të mëdha, dhe nuk do jemi kaq shumë njerëz, prandaj na porositën se ka shumë rëndësi që njerëzit që do jenë, të jenë figura të njohura të qytetit.

Ky mendoj se do të jetë dhe problemi, pasi në rrethe të tallin të rrish në çadër. Por ne do përpiqemi ti japim kontributin tonë.

Tema e diskutimeve do jetë lokale. Për shembull në Laç mund të diskutohet kundër mbjelljes së hashashit, meqë tani është koha që hapen gropat dhe mbillen fidanët. Ne mund të thërrasim aty gjithë mbështetësit e PD dhe ata të flasin kundër mbjelljes së hashashit. Një temë tjetër do jetë të flasim kundër trafikut të femrave dhe prostitucionit sidomos në Itali. Ky shoku im laçian për shembull mund të flasë gjatë për këtë.

Po ashtu mund të flasim kundër veseve të dhunimit të shtëpive, vjedhjes së tyre etj. Pra duhet të përshtasim temat lokale me problemet e qytetit.

Në Vlorë për shembull mund të flitet kundër trafikut me skafe dhe kundër skafistëve në tërësi. Deputeti Dash Tahiri mund të flasë gjatë për këtë çështje dhe mund ta mbajë çadrën gjithë ditën me histori. Kam menduar të thërrasim një ditë Fatmir Mediun të flasë rreth trafikantëve me pasaporta fallco. Një ditë tjetër mendoj të thërrasim Agron Dukën të na flasë si duhet të hyjnë biznesmenët në politikë, dke mos vjedhur vota etj.

Kështu është vendosur që tematika të jetë e larmishme dhe në përputhje me problematikat e qytetit.

Në mesditë erdhi përsëri Luli. Sot ishte i qeshur.

-Nuk do të ketë bojkot tha.

Në çadër shpërthyen duartrokitje.

-Sa shumë i dashkan zgjedhjet këta legena, – tha Strazimiri me zë të ulët.

-Po çfarë ndodhi kryetar, – i thashë unë, dha doreheqje qeveria, që do hyjmë në zgjedhje.

-Jo tha Luli, por ne i çuam letër, dhe i thamë nuk hyjmë në zgjedhje, po nuk dhe dorëheqje. Tani ajo nuk ka çfarë të bëjë se ia kemi çuar me shkrim.

-E kuptova tha një protestues nga Vlora. Ja paske bërë si Selam Musai italianëve në Luftën e Vlorës. Ai u tha, po nuk ikët do hidhem mbi tela. Dhe u hodh. Duartrokitje!

3 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Si do ngrejmë çadrat në rrethe?”

  1. Zgalem says:

    Parazitizmi opozitar eshte masivizuar . reklamohet si njerzit mund te rrojne pa pune , por vetem me bertima . Si mund te veje populli pas kesaj shpure paraizte , qe ushqehet me parate e vjedhura , nga populli fukara . Nuk ka si spjegohet mijra njerez qe rrine kot , rretth e qark SHQUPIT dhe cadrave biblike . pushtetin e duan te vjedhin perseri , per cadren e radhes . Thirrini mendjes , ne se u ka mbetur nje kokerr gruri mend ne koke. Zgalem

  2. Theo says:

    O Mero, rreshit i fundit eshte i madherishem, danke schön

  3. Populli says:

    Pa u hequr miti i heroit kombetar Gj K Skenderbeut i cili erdhi ne Shqiperi me ferman me vule fallco te Sulltanit ne shqiptaret keshtu do vazhdojme te manipulohemi . Po jemi edhe vet ne si popull pak pa bythe . Kur po diskutonin nja dy pleq para ca kohesh njeri i thot tjetrit : ore si na e futi Enveri neve 40 vjet ? I pergjigjet tjetri – ore 40 vjet nuk ta fut dot njeri po ste hengri bytha vet . Edhe ne hero kombetar duhet te kemi ushtarin e panjohur , dite clirimi duhet te kemi 17 nentorin diten e vlirimit te k/qytetit . Duhet ti kthehemi punes dhe jo ngjitjes se trakteve per politikanet llum i shoqerise . Duhet ta fillojme qe nga mbajtja e rradhes etj etj !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje