Sot në mesditë arriti Nik Çollaku me nxitim dhe tërhoqi Lulin mënjanë.
Diçka po bisedonin. Luli tundte kokën i shqetësuar.
Niku i fliste me këmbë e duar. U pa se ishte diçka që duhej marrë seriozisht.
Deputetja seksi e PD nga Cërriku, bashkë me dy shoqet e saj elegante, kishin hyrë ndërkohë në çadër.
-Çfarë ka të re kryetar, pyeti deputetja seksi?
-Po bëjmë Republikën e re, i tha Luli. Ky zëdhënësi i Merkelit ka dalë kundër. Por ne do vazhdojmë.
-Ai është spiun i Sorosit, tha deputetja seksi. Gjithë agjentët e Sorosit janë shpërndarë nëpër partitë e majta dhe të djathta në Europë vetëm që të prishim protestën tonë. Por ne na ke pas deri në vdekje kryetar. Na jep shansin të vdesim për ty…
Shpërthimi i deputetes seksi ishte emocionues për çadrën.
Luli për një moment u përlot.
Pastaj fshiu lotët dhe filloi të shpjegojë përse Europa është kundër çadrës
-Duhet të mësohemi me këtë situatë, tha Luli. Do të kemi sulme të tjera nga parti të tjera të majta dhe të djathta në Europë. Do kemi sulme nga BE dhe eurodeputetë. Por një fitore e kemi arrit qysh tani. Qëndrimi i sotëm i Brukselit e thotë qartë se nëse ne nuk e votojmë Vetting-un, atëhere reforma bllokohet, negociatat nuk hapen. Ja pra një sukses e kemi të garantuar qysh tani.
-Po kjo qenka tamam fitore, tha deputetja seksi. Tani dhe një fitore në zgjedhje na duhet dhe jemi në rregull.
-Jo, në zgjedhje nuk hyjmë, tha Luli. Nuk hyjmë në lojën e Edi Ramës. Ai i ka zgjedhjet e sigurta, pasi ka paratë e drogës. Ju e shikoni që e mban drogën të gjithë për vete. Nuk mund të hyjmë në zgjedhje me këto padrejtësi. Është garë e pabarabartë.
-Po Doktori thotë do hyjmë, tha deputetja seksi.
-E thotë për politikë, tha Luli. Dhe unë e them që do hyjmë, por po u plotësuan kushtet. E kupton vetë ti.
-Po, e kuptova, tha deputetja seksi. Kam dhe një mendim zoti kryetar. Ti shkruaj një status në Facebok këtij zëdhënësit të Merkelit, ta bëj copë, se mua mi botojnë menjëherë statuset dhe ndoshta ua përkthen Ambasada në gjermanisht. Fevzua e ka qepur gojën që kur e sulmova unë.
-Bëje, tha Luli, patjetër.
Dhe deputetja seksi shkruajti pas pak:
“Ka dalë një zotëri që e mban veten për zëdhënës të Merkelit dhe tregon që është një injorant, pasi as nuk di përse jemi mbledhur në çadër, as si e kemi formuar Republikën e re.
Dua t’i them këtij kapadaiu gjerman, se Shqipëria do të hyjë në BE me Republikën e re dhe jo me Republikën e vjetër të drogës, krimit dhe korrupsionit. Po të duan të ndihmojnë Shqipërinë, të ndihmojnë Republikën e re. Nëse nuk duan, le se e zgjidhim vetë. Merkeli të shikojë punët e veta, se mos e mund ai shoku i Ilir Metës.”
Pirdhuni ju armiqt e shqiperise, ju dallkauke e qelbesira. Rrofte Edi Rama edhe 4 vjet kryeminister
Pirdhuni ju armiqt e shqiperise, ju dallkauke e qelbesira. Rrofte Edi Rama edhe 4 vjet kryeminister