Karmina më në fund u la kohë një muaj e dy javë protestuesve të dalin nga çadra.
Blogerja e njohur në një postim të saj, shpjegon arsyet përse nuk mund të jetë pranë tyre për një muaj e dy javë dhe lë të kuptohet se deri atëhere ata duhet t’i japin fund grevës, pasi asaj i duhet Zeni:
“Current situation!
Kjo eshte gjendje ime prej 5 ditesh qe me ka bere deri diku inaktive.
Ndonjehere e ngarkojme veten me shume pune apo strese ditore pa kuptuar se sa i rendesishem eshte shendeti!
Fraktura ne kembe do me zgjase 1 muaj e dy jave ne veshtiresi per te ecur dhe ku me ndodhi fiks nje dite pas Shen Valentinit, dhe jo duke bere seancen e perhershme te joges apo palestres, por duke ecur thjeshte ne rruge.
Nuk do ta kem te mundur pjesmarrjen ne shume aktivitete, ashtu sikurse as ne javen e modes e cila eshte pjese e punes sime ne blogg , por jam duke e pare pozitivisht si nje pushim (edhe pse ne dyqan do vazhdoj te jem e pranishme) nga udhetimet per pune.
Gjithmone kur dicka e tille ndodh themi “syri i keq” por realisht duhet te jemi falenderues Zotit qe na jep shendet, te tilla gjera jane te parendesishme kur mendoj se ka shume njerez te cilet vuajne nga semundje shume te renda! Amin”
Pasi u lexua postimi i Karminës në çadër shpërthyen duartrokitje, por dhe hamëndje, se çfarë suksesi duhet të arrinin për një muaj e dy javë.
Sipas llogarive të bëra shpejt e shpejt nga Kaçi i Bardhë, Karmina është duke thënë se greva duhet të përfundojë më 1 prill. Kjo koincidon dhe me përfundimin e kontratës katër vjeçare të Metës me Ramën dhe ndryshohet qeveria.
Shpërthyen përsëri duartrokitje.
Pastaj erdhi me një frymë Flamuri dhe tha se kishte pa Gon Dukën në kafe me Ilir Metën dhe po përgatisnin 1 prillin e ri.
-Unë e di që 1 prilli është patentë e Narit, jo e Gonit, tha Ruli. Po çfarë s’bën vaki biro.
-Po si thua ti, çfarë pritet të ndodhë në 1 prill, ju drejtua Flamuri gjithë përgjërim Rulit.
-Po ç’të të them unë biro! Kjo është si ajo puna e llotarisë, kur e pyeti djali, babain, se çfarë do bënin sikur t’u binte llotaria.
-Po ta fitojmë llotarinë do kemi Karaibe, rum dhe femra, tha babai.
-Po nuk e fituam, pyeti djali?
-Po nuk e fituam, Golem, raki dhe mamanë tënde.
E bukur o Mero
Perfundimisht, Antena eshte rubrike e madhe! Artikulli nuk eshte sajim por copy-paste i postimit real!!! Nga ky llum i politikes sone dhe kalamajve te tyre pret gjithcka. Hajde besoji protestave pastaj…
Hahaha ça gallate kjo rubriek eshte great. Po ķjo Karmina goxha gop duket – pyes veten ja ben dot qefin zeni kesaj. Nqs jo te ma sjelli mua nje wekend ta kenaq njere mire tja mbush dhe barkun po te doje se zenua me duket I ka skaduar kohe e perdorimit.
Nuk tallem dikush tja tregoj shkrimin Karmin Gopit.
Golem,raki dhe mamane tende, ktu antena, e ke dhjere fare …… ku eshte humori ktu??????