Flamuri lë bosh rekomandimet e Doktorit për protokollin e protestës dhe viktimat

17 Shkurt 2017, 21:12Antena TEMA

Flamuri i dha dorën e fundit skenarit të protestës të nesërme të cilën ia kërkoi Luli. Në skenar Flamuri bëri kujdes të linte dy seksione bosh për t’i plotësuar Doktori.

Logjistika

Fillimisht do të ndahen 10 mijë mushama të holla si ato që ishin në Inagurimin e Trumpit. Protestuesit do veshin mushamatë dhe kjo do krijojë imazhn e Inagurimit të Trumpit në bulevard.

Nga ana tjetër protestuesve nuk u njihet fytyra dhe janë më të lirshëm për ndonjë akt dhune.

Përveç mushamave protestuesit do mbajnë dhe parullat që janë shpërndarë tashmë. Çadrat janë të ndaluara, pasi Edi Rama mund t’i konsiderojë pistoleta ose armë surprizë.

Grumbullimi

Protestuesit do afrohen drejt bulevardit nga drejtime të ndryshme. Elbasanit dhe Korëçs do t’i prijë Mond Spaho nga Sauku drejt Tiranës. Kamzës do ti prijë Mzati nga mbikalimi drejt bulevardit. Durrësit do ti prijë Bylykbashi nga “21 Dhjetori” drejt sheshit, pasi nuk duan të zbresin shumë larg. Paskuqani do marshojë nga Ura e Lumit drejt qendrës dhe do kenë në krye Strazimirin.

Sapo të grumbullohen në bulevard do fillojë montimi i çadrave. Çadrat do montohen në katër rreshta me nga dhjetë secili, dhe shërbejnë vetëm si zyra, tualete, guzhina, dhe ndonjë krevat për emergjencë, për ata që duan të flenë. Pjesa tjetër do qëndrojë në rrugë jashtë.

Shërbimi

Janë marrë një sërë masash për bërthamën e protestuesve që do të qëndrojë në rrugë. Ushqimi do sigurohet nga PD duke përdorur kateringun e Ed Halimit përballë Presidencës.

Për të ndërruar të brendshmet do përdoret dyqani Karminës, i cili ka të brendshme cilësore për femra por dhe për burra.

Për dush do përdoren tre dushe portative.

Për tualete po ashtu do përdoren tre tualete portativë.

Do bëhet kujdes që qëndrestarët të jenë nga zona që nuk lahen përditë, për të mos shtuar problemet.

Protokolli

Këtu Flamuri e la të bardhë për Doktorin dhe shkroi vetëm një shënim. Kjo kolonë duhet të plotësohet nga Doktori dhe natyrisht duhet të ketë parasysh njerëzit me kontribute në PD.

Viktimat

Edhe këtë pjesë po e lë të bardhë ta plotësojë Doktori. Ai është i vetmi që e di kush e meriton të japë jetën për PD. Por unë mendoj se nuk ia vlen të vrasim mbi katër vetë, pasi nuk i kemi njerëzit tepër.

Pasi e përfundoi ia dha për ta parë deputetit Ruli.

Ruli po e lexonte me vemendje dhe u vrejt në fytyrë.

-Çfarë ke, nuk të pëlqen i, – tha Flamuri?

-Shikoje dhe një herë këtë punën e viktimave i tha Ruli, se me atë inat që ka Doktori me Erion Braçen, të fut një plumb nesër dhe të hap dhe namin që të vrau Erjon Braçja.

 

 

1 komente në “Flamuri lë bosh rekomandimet e Doktorit për protokollin e protestës dhe viktimat”

  1. Theo says:

    O mero je i madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje