Tani që përgatitjet për mitingun e 18 Shkurtit po përfundojnë, Flamuri po detajon skenarin dhe detajet e rezistencës përballë Kryeministrisë.
Në qendër të skenarit janë “guerrilasit” e Nikut.
Sipas skenarit të Flamurit do ndiqet ky rend: Niku me 200 mbështetësit e tij, do çajnë rrugën drejt Kryeministrisë. Nën xhaketa do kenë nga dy bomba artizanale molotov, ndërsa në duar do mbajnë çadra pistoletë. Secili prej tyre do ketë nga një thikë me helm, dhe nga një pistoletë me kalibër të vogël, me silenciator.
Pasi të zënë pozicionin përballë Kryeministrisë, ata nuk do veprojnë derisa të afrohet Luli me udhëheqësit e tjerë të cilët do mbajnë fjalime.
Pas fjalimit të Lulit, i pari do thërrasë Niku: Përpara! Dhe do hedhë molotovin mbi Kryeministri. Meqë tani nuk ka rrethim, nuk pi ujë më rregullorja e Gardës që ka pas përdorur Doktori, pasi nuk mund të thuhet që kaluan rrethimin.
Kështu për dhjetë minuta do ketë sulm me molotov mbi Kryeministri, ndërsa një snapjer do qëllojë nga dritarja koshin e basketbollit të Edit në kat të tretë.
Pas kësaj, do ketë një pushim zjarri të lehtë, dhe do afrohet skalioni i dytë që do ngrejnë çadrat në bulevard. Do bëhet kujdes që çadrat të mos kenë vende për fjetje, por thjeshtë për shërbime, si guzhinë, disa tualete publike etj.
Do bëhet kujdes që lokalet pranë Presidencës, të shërbejnë “katering” për protestuesit dhe për këtë Flamuri ka ngarkuar Ed Halimin, meqë është pronar i njërit prej tyre.
Pasi të ngrihen çadrat dhe të sigurohet prapavaija, Niku dhe Luli do bëjnë një rikonjicion të gjendjes, duke shetitur mes protestuesve, duke i përshëndetur ata dhe duke u dhënë kurajo. Do bëhet kujdes të sillet një i sëmurë paraplegjik, që ta prekë Niku dhe të ngrihet në këmbë.
Në fund Flamuri ka parashikuar që ta mbyllë Kaçi i Bardhë me thirrjen për dorëheqje të Edi Ramës. Ai do thotë: Edi Rama i ke ditët e numëruara. Më mirë largohu sot, dhe i qetë, se sa të thyejë populli kafkën nesër.
Pas kësaj Flamuri ka parashikuar tërheqjen e protestuesve dhe qëndrimin në shesh vetëm të një grupi militantësh të vendosur.
-Të pëlqen e pyeti Rulin?.
-Më pëlqen i tha Ruli, por unë do qëndroj tek ajo bërthama në shesh nuk do tërhiqem.
-Po më surprizon i tha Flamuri. Nuk e prisja këtë nga ty. Duket që ky është miting bindës.
-Jo i tha Ruli, nuk e kam atje, por kam frikë se kur fillon ai momenti që ikin njerëzit Doktori zakonisht thotë hapni zjarr tani dhe nuk dua të ha ndonjë plumb qorr.
Hahaaa i papare je Mero bravo !!!!