Mzati i Kamzës proteston për prishje imazhi nga policia
Pas njoftimit të policisë, se janë gjetur dy automjete të djegura tek rruga e quajtur “Rruga e hajdutëve”, ka reaguar ashpër Mzati i Kamzës.
Në një njoftim për shtyp, Mzati akzuon Policinë e Shtetit se do të njollosë imazhin e Kamzës.
“Siç e dinë gjithë qytetarët, në Kamëz nuk ka rrugë me toponime të tilla.
Ajo që policia e quan “Rruga e hajdutëve”, është fundi i një rruge qorre, që përfundon pasi kalon “Bulevardin Berisha”, kryëqzuar me “Bulevardin Berluskoni”.
Kamza nuk ka toponime të tilla, pasi ajo ka si emra rrugësh vetëm emra kryeministrash botërorë.
Kërkojmë nga Policia e Shtetit të kërkojë ndjesë dhe të tërheqë njoftimin, pasi po i prish imazhin Kamzës.
Nëse u pëlqen ky si emër, vërini emrën rrugës Rinas- Kashar, si “Rruga e hajdutëve”, pasi atje është bërë rrugë të vidhet”, thotë Mzati.
Policia zbulon përse nuk jep shifrën e saktë të vjedhjes
Ka një konfuzion të madh në shtyp për shifrën që kanë vjedhur hajdutët tek makina e bankës në rrugën e Rinasit.
Në fillim nisi me 1 milion, shkoi me dy dhe tani ka shkuar në shtatë milionë.
Të vetmit që nuk po prononcohen janë policia dhe hajdutët.
I pyetur nga gazetarët, zëdhënësi i policisë shpjegoi se “policia i ka dhënë fund praktikave të korruptuara, ku pasi vidhej banka, ajo njoftonte në televizion shumën e vjedhur dhe hajdutët i binin shkurt, dëgjonin lajmin dhe ndanin lekët.
Tani policia ka heq dorë nga kjo praktikë.
Hajdutët që kanë vjedhur paratë, le t’i numërojnë vetë dhe t’i ndajnë vetë. Kjo mund të shkaktojë dhe debate mes tyre, dhe mund të bëhet shkak për t’u dekonspiruar”.
Nga ana tjetër, ai tha se rritja e shumës nga dita në ditë, bëhet me qëllim që hajdutët të hyjnë në sherr me personat e tretë që kanë porositur vjedhjen, për ndarjen e pjesës, duke i detyruar ata të paguajnë më shumë se çfarë kanë marrë.