Pas konfliktit publik mes Ambasadës së SHBA dhe kryeprokurorit, shtypi i PD po akuzon ambasadorin Lu, se po vepron kundër ideve të reja të presidentit Trump, ngaqë është një agjent i Sorosit në Tiranë.
Meqë këto akuza u bën shqetësuese, ambasadori u ka kthyer një përgjigje dhe shpjegimin, përse është me ambasadorin Trump dhe si po zbaton politikat e tij:
“Të dashur demokratë dhe demokrate.
Ka shumë zëra që duan të më identifikojnë mua si një ambasador që nuk bëj politikën e qeverisë amerikane, por politikë personale.
Siç jeni në dijeni, me zgjedhjen e presidentit të ri, kanë dalë disa urdhëra të tij, që po ndryshojnë politikën botërore.
Urdhëri më i rëndësishëm i tij është ai për emigracionin dhe sidomos ndalimin e hyrjes në SHBA të shumë qyetetarëve nga vendet myslimane.
Nën shembullin e presidentit Trump, unë kam urdhëruar ndalimin e 70 shtetasvve shqiptarë drejt SHBA, si njerëz të paparashikueshëm, pasi kanë bërë aq shumë para, sa nuk dihet se çfarë mund të bëjnë me to në SHBA.
Për këtë, duke zbatuar porositë e presidentit Trump, kam thirrur në Ambasadë rreth shtatëdhjet gjyqtarë dhe prokurorë dhe u kam ndaluar hyrjen në SHBA.
Së dyti, siç e dini, presidenti Trump ka pasur probleme me akuzat se Rusia ka interferuar në zgjedhjet amerikane përmes votimit elektronik në disa shtete, si dhe rrjeteve sociale.
Për këtë, gjatë dy ditëve të fundit jam angazhuar bashkë me ambasadorin e OSBE, për t’i mbushur mendjen opozitës dhe qeverisë, se votimi elektronik nuk duhet të bëhet.
Zoti Rama, zoti Meta dhe zoti Basha, ranë dakord, por zoti Basha na rekomandoi t’ia thoshim vetë zotit Berisha, se ai kishte frikë.
Ja thamë dhe zotit Berisha, por ai nuk e pranoi.
“Unë jam me presidentin Trump”, tha ai.
“Derisa ai thotë që rusët nuk kanë ndërhyrë në zgjedhje, edhe unë besoj se nuk ndërhynë”.
Së fundmi, dua të theksoj se përsa i përket Sorosit, nuk e kam takuar kurrë.
E di që ka luftuar shumicën e presidentëve të SHBA, sidomos presidentin Bush, po ashtu dhe presidentin Trump, por nuk kam pas rastin ta njoh nga afër.
Këtu në Tiranë jam çuditur se e njihte gjithë populli.
Kur të shkoj në SHBA, do të shkoj ta takoj se më kanë thënë është në spital, dhe do t’i tregoj se sa popullor ishte në Shqipëri.
Shpresoj të kujtohet ku është ky vend dhe t’u jetë mirënjohës.
I juaji, Lu!”
E ka bere nje shkrim aq te thjeshte sa ta kuptojne te gjithe DERRAT.
Ambasador arrogant dhe me sarkazem shume te holle!!.Ne asnje vend te botes nuk do gjesh nje ambasador qe ka thyer cdo protokoll diplomatik me shume se ky.
Ah po harrova ky o amerikon dhe automatikisht ka me shume tru. Sigurisht qe na do neve prandaj I shkreti po lodhet kaq shume.
Rrespekte z. LU..nga Danimarka. Mire qe fole kaq hapur dhe bukur… se derrat ne Shqiperi nuk duan te degjojne.. populli merr nga prapa kriminelet e PD…. Do ishte mire , qe kete mesazh tua thoje ne tv dhe radio me te madhe duke mbajtur ne dore nje auttoporlant te madh sa kulla e Vicidolit.. Rrespekte per ju Ambasador!