Partia Demokratike ka hapur një proces të propozimit të deputetëve nga vetë anëtarësia, duke mbledhur përshtypjet e tyre.
Postimet e para sapo kanë nisur dhe shumica e deputetëve kanë nisur të propozojnë vetveten.
Ja disa prej tyre.
Muli: Unë propozoj Flamur Nokën.
Ai është bërë halë në sy për komunistët, të cilët nuk e durojnë dot që njeriu që ka qenë krahu i djathtë i atij burrit, të jetë përsëri përballë tyre në Kuvend.
Në bilancin e tij në këtë Kuvend, mund të numërojmë disa arritje.
Është ngritur 27 herë nga vendi, kur dikush ka sharë Doktorin dhe është nisur t’i qëllojë, por e kanë penguar rojet.
Ka duartrokitur sa herë ka folur Doktori.
Ka bërë zhurmë sa herë ka folur Edi Rama dhe në tre raste e ka sharë nga nëna prej vendit.
Në një rast të veçantë ka futur vezët në Kuvend, duke i fshehur në të brendshme, dhe kur e ka prekur roja i Gardës, paska thënë “nuk kam parë bole më të madhe se këto”.
Me Flamur Nokën në Parlament ruhet vazhdimësia, garantohet cilësia e demokratit të vërtetë.
Kaç Islami: Unë propozoj Kaç Islamin.
Arsyeja kryesore është jo vetëm respekti që duhet të tregojmë për sakrificën e tij, duke ikur nga PS tek PD, por dhe tek fakti, se ai është i vetmi njeri që mund të kemi për të interpretuar rezultatin e zgjedhjeve pas 18 qershorit, si fitore e PD, pavarësisht sa mandate mund të marrim.
Është i vetmi shërim psikologjik për kryetarin.
Albina nga Lezha: Unë propozoj deputete Albinën.
Meqë të gjithë thoni që shumica e deputetëve janë injorantë, ça pune u prish të jetë Albina.
Deputetja e Vlorës: Unë propozoj deputeten seksi të Cërrikut. Një mandat i ri për të është një shans i ri për jetën e saj.
Ajo ka vizituar gjatë mandatit dy herë kullën e Sali Berishës dhe ka bërë magji me lesh dhie të marrë tek vatha e Kullës dhe bajga lope marrë në bodrum, që të martohet me një demokrat të vërtetë këtë mandat.
PD ka nevojë të gëzojë gjatë mandatit që vjen.
Beni: Unë propozoj Arben Ristanin.
Njeri i muhabetit, i shoqërisë dhe i respektuar nga të gjithë.
Nuk gabon kurrë në votim.
Ka mbështetje dhe nga Aleanca Kuqezi.
Genc Ruli: Unë propozoj Lulzim Bashën.
Ka qenë në SHBA dhe ka dëgjuar lajme të mira për fitoren e PD, por ka premtuar që nuk do t’i thotë derisa ta ketë të sigurtë që do të jetë deputet.
Për të mirën e punës i lutem Doktorit ta vendosë në listë dhe ai të na tregojë lajmet e mira nga Amerika.
Ndryshe nuk fitojmë dot.
Votoj per deputet VER Llapen! I paperlyer, dhe reputacion ne gjithe vendin! E kam pa vete kur ngre dy gishtat tek 21 dhe pershendet te gjithe shoferet! Eshte shume argetues!
Propozoj Sazan Gurin. Eshte me intelektual se Ver Llapa. Mjafton per kandidim.
E bukur Mero, duket me shaka por eshte me shume se e tera e vertete
ndersa une propozoj Det Pujen .
Ka marr pjes aktive nder vite ne komunitetin demokrat te M Robit e eshte dalluar si nje nder me te besuarit e PD –
Njohurit e tije per turizmin jane akademike.