Humor me trenin serb në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë

15 Janar 2017, 19:28Antena TEMA

Përpjekja e Serbisë për të futur në Kosovë,  një tren me parulla antishqiptare, ku shkruhej “Kosova është Serbi” dështoi dhe treni u kthye mbrapsht nga pika kufitare. Pas kësaj në Serbi por dhe në Prishtine dhe Tirane, ka plasur gallata me gjestin e qeverisë serbe.

Gazeta Njuz.net e Beogradit shkruan:

Treni u ndal në Rashkë, pas të cilës ai u kthye në Beograd, dhe pas kësaj në Zyrën për Kosovë dhe Metohi në Beograd filloi diskutimi për masat e reja që duhen marrë për të rifutur trenin në Kosovë.

Mbishkrimi “Kosova është Serbi” nuk duket i përshtatshëm, në një situatë kur treni nuk mund të hyjë në Kosovë, kështu që ne kemi vendosur për t’i dhënë trenit një slogan të ri, që pasqyron gjendjen e vërtetë të punëve tona, por edhe revoltën tonë të madhe, sepse treni nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

Propozimi i parë është që sllogani të jetë në gjuhën perëndimore “Fuck”. Kështu dhe nëse treni nuk hyn dot në Kosovë, ata që do ta shikojnë në Serbi, do kujtojnë se e kemi për Kosovën, ata që do ta shikojnë nga Kosova do mendojnë se e kemi për qeverinë tonë dhe ata që na shikojnë nga Perëndimi mendojnë se e kemi për ata.

Në zyrën për Kosovë e Metohi propozimi i dytë isht fjala “qij” një fjalë tradicionale serbe që ka shumë kuptime, biles edhe kuptimin që treni është shumë i bukur për t’u parë.

Drejtori i zyrës tonë Marko Djuriç e ka miratuar këtë propozim dhe është duke pritur për një tren në Rakovica, ku ai ka mbetur pasi zbriti nga treni që nuk shkoi dot në Kosovë.

Prishtinë, Isa Mustafa: Më mirë me t’ardhë treni se me t’ardhë gomari

Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa, ka bërë reagimin e parë në lidhje me funksionalizmin e linjës hekurudhore Beograd-Mitrovicë dhe trenin që do të qarkullojë përgjatë kësaj linje, për herë të parë që nga viti 1999.

Për akademikun Mustafa, kjo linjë nuk paraqet problem, ani pse mbishkrimet në tren dhe vizatimet në të kanë përmbajtje të atillë që e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë.

Kryeministri ka gjetur mbështetjen tek letërsia gojore, duke u shërbyer me thënien popullore, më saktë dilemen e kahmotshme “A më mirë me t’ikë treni a me t’qi gomari?”, e për çfarë Mustafa ka bërë një shtjellim mjaft interesant dhe të padëgjuar jo vetëm në rajonin e Prapashticës, por edhe më gjerë.

Qytetarë të nderuar, ju i dini statuset e mia për gomarin. Nëse e analizon dëmin që ta shkakton kur të vjen gomari dhe dëmin nga një tren që ec linjës së vet, më mirë është me t’ardhë treni se me t’ardhë gomari. Prandaj, unë e kam veç një lutje: Mos e lini trenin me iu ikë se me iu ikë treni, e sigurt që gomarin e keni prapa”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në facebook. /PamPress/

Reagimi i qeverisë shqiptare: Kosova duhet të prishë hekurudhën

Pas dështimit të qeverisë serbe për të futur trenin në Kosovë, ka reaguar dhe qeveria shqiptare.

Qeveria shqiptare përgëzon punën e policisë së Kosovës dhe qëndrimin e prerë të autoriteve të Kosovës kundër futjes së trenit nacionalist serb në Kosovë. Njëherësh qeveria shqiptare fton qeverinë e Kosovës, të marrë masa afatgjata për të mos lejuar asnjë tren nga Serbia në Kosovë dhe për këtë rruga më e mirë është shembulli i Shqipërisë që ka prishur hekurudhat dhe nuk qarkullon dot asnjë tren. Në kushte të tilla Serbia do ta kishte të pamundur futjen e saj në Kosovë përmes trenave”, përfundon njoftimi i qeverisë shqiptare.

2 komente në “Humor me trenin serb në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë”

  1. kiu says:

    Nen standartin dhe etiken e zakonshme te Temes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje