Fevzo: Peza është përgjegjës se nuk i ka shpenzuar lekët!

14 Janar 2017, 18:27Antena TEMA

Pas lajmit se ish- gazetari Alfred Peza ishte bërë aksioner me rreth 1 milion dollarë tek një bankë private në Shqipëri, një nga reagimet më të forta ishte i Fevzos.

Siç dihet, Fevzo paguhet rreth 20 mijë euro në muaj dhe ende nuk dimë gjë për tatimin në burim, kurse Peza së paku është paguar 12 mijë euro në muaj tek Ora News.

Tani Fevzo thotë se “nuk kam mundur kurrë t’i kem në cash 1 milion dollarë” dhe për këtë fajëson Pezën:

“Të dashur miq!

Ju të gjtihë e dini se unë kam përfituar shumë pasuri nga kthimi i pronave dhe paga e lartë që kam tek TV Klan.

Unë marr rreth 20 mijë euro në muaj dhe kam rreth 10 milionë euro pasuri të patundshme.

Të gjitha këto i kam bërë me sakrifica të panumërta së paku nga viti 1992.

Kam qenë luajal me çdo kryeministër, kam ndihmuar në mbarvajtjen e punëve të çdo qeverie, i kam ndihmuar ata në luftën kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm dhe kam ditur gjithmonë të distancohem nga ish- kryeministrat, kur ata bien nga pushteti.

Një punë e tillë kërkon përkushtim të madh, vullnet për të punuar dhe për t’u përshtaur me çdo qeveri, dhe mbi të gjitha, intuitë për të kuptuar se çfarë nuk e dëmton qeverinë, kur bën një emision.

Tani dëgjova i shqetësuar se Fred Peza ka mundur të kursejë 1 milionë dollarë.

Mua kjo më duket skandal.

E vërteta është se nëse i llogarisim rrogat për tetë vite, ai ka marrë 2 milionë dollarë.

D.m.th për tetë vite, ai ka prishur vetëm 1 milion dollarë, kurse 1 milion dollarë e ka kursyer.

Kjo tregon se sa primitiv është Peza, dhe çfarë jete modeste paska bërë.

Një udhëtim në një hotel me pesë yje jashtë vendit t’i merr 5 mijë euro në uikend, llogarit 50 uikende maksimumi, i thonë 250 mijë euro në vit, d.m.th 300 mijë dollarë.

Plus shopping që duhet të bësh, parfumet, pritjet në shtëpi etj.

Po çfarë pret nga një njeri që ka marrë 2 milionë dollarë rroga dhe ka ble shtëpi tek ish-Ekspozita.

Se të kesh dy milionë dollarë, duhet të blesh të paktën një shtëpi tek Rolling Hills, të jesh pjesë e shoqërisë së lartë dhe të harxhosh para.

Nuk mbaj mend ku e kam lexuar, por e kam dëgjuar nga avokat Ngjela, që njeriu ka aq para sa harxhon.

Të tjerat nuk janë të tijat, janë të bankës.

E pra, në këtë kuptim Peza thjesht ka aq lekë sa ka harxhuar.

Siç e shikoni, ai ka harxhuar pak dhe është munduar t’i kursejë.

Tani realisht lekët e tij i ka banka dhe ai nuk mund të quhet as i pasur.

Është njësoj sikur të quhem unë i pasur se kam pallate në Tiranë.

Me këtë desha të them se nuk jemi para një njeriu të pasur, por para një njeriu që nuk di të shpenzojë lekët dhe i lë në bankë.

Mendoj se kjo flet shumë për diferencën që ai ka me ne në përgjithësi, por dhe me mua në veçanti.”

2 komente në “Fevzo: Peza është përgjegjës se nuk i ka shpenzuar lekët!”

  1. KELI says:

    Po kurr merr Fevzo, Bushati dhe te tjere me shoke, nuk quhet. Kur marrin koleget e tyre eshte keq. Ketu eshte lufte bryllash. Po Fevzo ngeli duke u marre pronat dynjase dhe familja vet eshte ankaur qe ia ka marre pa te drejte. Nuk shohin te veratt, por bejne llogarine e tjetrit.

  2. Ilir Traja says:

    Qe ky Blendi Fevziu eshte konan Myzeqeje e dininim, po pse e quajne koran nuk e di se ne Myzeqe ne Lushnje mesa di nuk ka Koran…, por qe qenka kaq laro e bythcpuar kete e kisha degjuar nga miku i tij Henri Cilli i cili eshte zhytur ne mutin e kredivepo aq sa dhe ky Fevzo hajduti neper tendera e prona duke perdorur emisionin e tij ne kurriz te Sandrit. Si Fenzos, si Sokol Balles, si Arjan Qanit, si Qafokut, apo Pekes & Babaramos duhet tu qish nenat e grate, motrat e cupat se boll e moren ne qafe kete vend se mbrojtur me servilizma hajdutet e banditet plus qe dhe ato fyckat duhen mbarsur me radhe qe te mos pjellin turkomane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje