Karmina ngroh shqiptarët nga Karaibet

6 Janar 2017, 20:05Antena TEMA

Blogerja e njohur Karmina, në këto ditë të ftohta ka shkuar në Karaibe për të ngrohur sadopak shqiptarët me lakuriqësinë e saj dhe diellin e nxehtë të Karaibeve.

Në një postim të saj, blogerja e njohur ka postuar një foto të nxehtë dhe fton shqiptarët ta ndihmojnë në zgjedhjen e saj për pije. Ajo jep tre zgjedhje: “Mojito, margaritas, ose cerveza? ??.”

Kë duhet të zgjedhin shqiptarët?

Në shpjegimin e saj për fansat, blogerja e njohur thotë:

“Në këto ditë të ftohta për shqiptarët, unë dua të jap kontributin tim modest.

E di që qeveria aty nuk bën sa duhet për shqiptarët.

Ata janë pa dru, pa energji elektrike, me shkolla të mbyllura dhe shumë probleme ekonomike.

Ndaj vendosa që në këto ditë të ftohta dhe të mërzitshme për ta, t’u jap pak kurajo.

Kam ardhur në Karaibe, këtu ku dielli shkëlqen, ku temperaturat janë të larta dhe njerëzit të qeshur e të gëzuar.

Një nga hotelet me shtatë yje këtu, ka parë postimet e mija dhe më ka ftuar të kaloj pushimet dimërore.

Njerëzit më takojnë në rrugë dhe më përshëndesin, dhe unë nuk e dija që më njihnin të gjithë.

Një qytetar më ndaloi dhe me lot në sy, më tha se ai kishte lexuar të njëjtin libër si unë, atë të Marilyn dhe e kishte ëndërr të takonte një të dytë që e kishte lexuar.

Kur i thashë se pas postimit tim, atë libër e kanë lexuar mijëra shqiparë, u çudit dhe më tha se do njoftonte botuesin të më ftonte në një hotel luksoz për ndihmën që kisha dhënë në popullaritetin e librit.

Duke kërkuar të më ndihmojnë në zgjedhjen time për pije sot në mbrëmje, dua t’i argëtoj shqiptarët të merren me diçka të gëzueshme, ndërkohë që janë mbyllur në shtëpi nga frika e dimrit dhe pasojave të tij.

Dua t’u kujtoj atyre se jeta është e bukur dhe e lumtur kur di ta jetosh dhe ta shijosh atë.

Sapo e postova njoftimin tim më kanë ardhur shumë kërkesa.

Shumica, këta që janë me PD, më thonë të zgjedh “Margaritën”, të tjerë, që janë idhtarë të Kubës, d.m.th socialistë, më thonë zgjidh Mojiton.

Zvezdën nuk ma ka rekomanduar njeri dhe u çudita shumë, pasi unë atë preferoj.

Pastaj i dashuri im, më tha se kjo është çështje politike, pasi ngjan si emër serb dhe ata serbët kanë arrestuar Ramushin.

Sidoqftë mendoj se është diçka e gëzuar që njerëzit më ndjekin, e dinë ku jam dhe përpiqen të më inkurajojnë.

Vendosa të jem në Karaibe, pasi në datë 17 do shkoj në Uashington tek ceremonia e presidentit, me shpresë se do ta marrë vesh Melania dhe të më ftojë për një foto në Instagram.

Karriera e saj është ëndrra ime.

Ajo si mua, një vajzë e thjeshtë ballkanase, ndoqi parimet e Marilyn-it për t’u martuar me një milioner dhe ja arriti të bëhet zonjë e parë.

Kjo është dhe ëndrra ime.

I shkruajta një email dhe i thashë se vjehrri im kërkon një lajm të gëzuar nga Trump dhe ajo më kërkoi çfarë do.

I thashë të heqë atë ambasadorin amerikan që është në Tiranë, se i prish gjakun, nuk e shikon dot me atë që ka bërë në reformën në drejtësi dhe më ka dhënë fjalën se do flasë me Trump.

Po të ketë gjë serioze do njoftoj direkt Qim Pekën në më ka shkruar, shefin e blogut tim.

E vetmja gjë që mund të bëj në këto momente për bashkëatdhetarët e mi, është t’iu kujtoj, se pas dimrit vjen vera, por po të kesh para, verën e sjell kur të duash në shtëpinë tënde.

Po i provoj të treja pijet për të mos ngjallur debate dhe për të mos krijuar përçarje kombëtare.

Ka shumë rëndësi të jem e dashur për të gjithë, për shkak të ambicieve të mija”, përfundon blogerja e njohur.

5 komente në “Karmina ngroh shqiptarët nga Karaibet”

  1. alphade says:

    Escoge una jalapena … “Jalapenja” ” zonjusha Armina !!
    nj: shkruhet me nje – n- me nje vize siper ” halapena” !

  2. Raimond vlonjati says:

    Po ajo dihet mor vella ashtu si i fillon emri asaj ne Kar-aibe do shkoj , pastaj nga aty drejt e ne Kar-bunare dhe pastaj tek gjoli i Karavastase lol

  3. lelegu says:

    Armina eshte baxhella e shkelzenit

  4. mirco says:

    po ja bane edhe ti si ta ka ba zeni bravo

  5. Taip Gopi says:

    Ej moj Karmina cdo gje ta miratoj, por kur ta hip Shkelzeni me ate turi kinezi per zotin per nje pjeshke si ti e veshtire eshte , apo thuj mbyll syte dhe mendo meshkujt e tjere qe ta kane hipur.Besoj se keshtu e zgjidh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje