Urimet e politikanëve shqiptarë për Vitin e Ri 2017

31 Dhjetor 2016, 17:46Antena TEMA

Edi Rama: E vetmja gjë e sigurtë është se do të ndahemi nga viti 2016. Mua këtu do më keni dhe më tutje. Dhe ndonjë mëdyshje që mund të ketë LSI, do shuhet rrugës. Dhe prapë do jemi bashkë.

Kundërshtarët e mi uroj të mos kenë më kërkesa si këto që kanë pasur këto katër vite që ikën, pasi unë ua realizoj dhe ata pastaj mërziten. Uroj të kenë kërkesa që kur të realizohen, ata të gëzohen vërtetë.

Shqiptarët shpresoj të jenë bërë më të disiplinuar këto katër vite, të kenë mësuar ku janë arkat e OSHEE, ambulancat e Check up falas, të dinë të lexojnë listat e bursave dhe mënyrën si dalin ato, të llogarisin vetë pensionin dhe natyrisht të mos lodhen kot të ndërtojnë pa leje.

Ndaj urimi im është silluni mirë, mos merrni kot, se s’keni parë gjë akoma!

Ilir Meta: Unë desha t’iu kujtoj dhe një herë se ndërrimi i viteve është i pashmangshëm, por koalicioni nuk është si viti i ri që duhet quajtur ngjarje e sigurtë. Nëse për vitin e ri vendos Zoti atje lart, për koalicionin vendosin ato që për mua janë Zoti në tokë, strukturat e LSI.

Uroj ta presim me qetësi dhe dashuri atë datë kur të vendosë LSI për koalicionin, pasi ai do të jetë “Viti i Ri”, i politikës shqiptare.

Lulzim Basha: Jam i lumtur që Holanda dhe Shqipëria kanë orë të njëjtë dhe kjo nuk më pengon të uroj, ose nga shtëpia ime në Holandë, ose nga shtëpia në Tiranë. Ky ishte një vit i rëndësishëm për opozitën shqiptare, pasi na kanë dalë gjithë parashikimet. U thamë shqiptarëve që me Edi Ramën kot të bësh zgjedhje se ai t’i merr votat. Ai na i mori në Dibër dhe Ersekë. U thamë që me Edi Ramën kot të flasësh për dekriminalizimin e partisë së tij dhe u provua që në vend të ndonjë deputeti socialist hoqi mga Kuvendi, Dashon tonë, u kemi thënë që me Edi Ramën kot të bësh reformë në drejtësi, u provua që ai nuk e donte, pasi e bëri siç e deshën të huajt dhe jo siç e deshëm ne.

Shpresoj që viti i ri që vjen, të jetë sërisht viti i vërtetimit të deklaratave tona dhe po ua them që tani, se Edi Rama ka për ta na vjedhur rezultatin e fitores sonë të sigurt.

Shpëtim Idrizi: Për të gjithë ata që janë të çuditur nga fuqizimi i partisë sonë, ne kemi vetëm një pergjigje, çam nuk lind, po bëhesh rrugës, por rruga nuk është e lehtë po nuk ishe nga Çamëria.

Vangjel Dule: Shpresj që aleanca e re me PD të bëjë të mundur që grekët e Shqipërisë ta kuptojnë se duhet të votojnë pakicat, pasi dhe vetë janë pakicë.

Ben Blushi: Shqiptarët duhet të më besojnë mua, pasi unë i kam provuar të gjithë. Kam qenë me Berishën në fillim, pastaj me Metën, pastaj me Nanon dhe në fund me Edi Ramën. Është marrëzi t’ua japësh votën këtyre kur duke ma dhënë mua, ua ke dhënë të gjithëve atyre që kanë qeverisur 25 vjet.

Bujar Nishani:

Sa ka deti valë,

sa ka lumi mall,

sa ka pylli gjethe,

aq ka vendi derte

 

Sa ka rruga kthesa,

Sa ka qielli yje

Sa kanë malet pisha,

Rrofsh Sali Berisha.

2 komente në “Urimet e politikanëve shqiptarë për Vitin e Ri 2017”

  1. Zgalem says:

    Nje perle e te gjithe humorit shqiptar te 2016! . Zgalem

  2. Theo says:

    O Mero, je i madh, te gjitha shprehin karkaterin e secilit me te vertetat absolute brenda, poshte anti vettingu, poshte rrumpallhanet, poshte kandaharet, poshte ata qe nuk paguajne dritat( perfshire dhe mamane time) poshte personat e vertet te filimit “Qente e luftes”,ky filem na flliqi ne sy te te huajve qe i kam aq shoke dhe e duan Shqiperine me shume se Saliu dhe Vjerri e kunati i Lul Buthes. Rrofte ai qe une kam share me shpirt ( sepse isha budall I Saliut para 6 vitesh) EDi Rama, gjykoje tjetrin kur e shikon cfar ben dhe si flet. Po me degjon mua e EDi Rama, bej vetting per cdo gje deri tek emerimi i profesoreve ne universitete dhe portiereve te spitaleve, atehere SHQUPI dhe Metistet do pushoje se egzistuari, do egzistoje kombi i lire , i zgjuar dhe puntor shqiptar. Rrofshe o Mero se bere dhe poet ne gjuhe te huaj, por kete histori do ta tregoj personalisht ndonjehere ne se krijohet mundesia., sepse jemi shume , shume larg. Rrofte Shqiperia, Kosova dhe Cameria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje