Kaçi i Bardhë shpjegon: PD e ka të sigurtë fitoren, por nuk ka të sigurtë rezultatin

27 Dhjetor 2016, 18:32Antena TEMA

Nga një analizë e detajuar që ka bërë Kaçi i Bardhë për rezultatin e pritshëm të zgjedhjeve në vitin 2017, i rezulton se PD e ka të sigurtë fitoren, por nuk ka të sigurtë rezultatin.

Sipas shpjegimeve që Kaçi ka bërë në analizën e tij, PD do të fitojë masivisht në gjithë Shqipërinë.

Për këtë, Kaçi paraqet argumentet e tij:

“Luli ka filluar del në çdo qytet e fshat të Shqipërisë dhe kudo që ka shkuar, njerëzit i kanë thënë që do votojmë për ty.

Ai nuk ka pasur asnjë incident, në asnjë qytet apo fshat.

Këdo që ka takuar, i ka dhënë dorën dhe i ka thënë e ke të sigurtë fitoren.

Ky është një sondazh i gjallë, me publikun që hedh poshtë çdo parashikim.

Nëse do kishte kundërshti ndaj Lulit, nga 100 vetë që ai takon, 35 duhet t’i thoshin “unë votoj PD”,  30 për qind “unë votoj PS”,  të tjerët “unë votoj LSI”.

Por e vërteta është se Lulit i thonë të gjithë do votojmë PD.

Kjo tregon se PD e ka të sigurtë fitoren në zgjedhje.

I vetmi problem mbetet rezultati.

Pavarësisht se si votojnë njerëzit, Edi Rama ka instaluar një çip brenda në kutinë e votimit, që identifikon se për kë ka votuar qytetari dhe bëjnë gati një kuti të klonuar, duke ndryshuar rezultatin.

Kështu, kur hapen kutitë, ata fusin atë kutinë tjetër dhe kështu PD del e humbur.

Por dua t’u thëm socialistëve dhe Edi Ramës, se tani kemi përgatitur një reagim të egër, nëse dhe rezultati nuk përputhet me fitoren që prekim përditë”.

I pyetur për parashikimet e Kaçit të Bardhë, deputeti Ruli tha se Kaçi nuk është njeri i rrezikshëm, pavarësisht gjuhës që përdor.

-Kur na kërcënoi ne demokratëve se do na çante kafkat e do na hiqte zvarrë, i thashë Doktorit, mos e merr seriozisht, por ai e mori dhe e zboi në Gjermani.

Tani i thashë dhe Ramës mos ta marrë seriozisht këtë kërcënimin.

-Jo, unë nuk jam i shqetësuar për kërcënimin, tha Rama, por më vjen inat se demokratët i kërcënoi se do t’u çajë kafkat, dhe ka pëfunduar që ne, po na çan trapin.

1 komente në “Kaçi i Bardhë shpjegon: PD e ka të sigurtë fitoren, por nuk ka të sigurtë rezultatin”

  1. Sherifi says:

    U kuptua fillozofia e ketij shkrimi; Kaci i bardhe thote: te kisha pak buke, do e beja pershesh, po s’kam qumesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje