Luli i kërkon ndjesë Metës për keqkuptimin

17 Dhjetor 2016, 20:55Antena TEMA

Pas sherrit që ka plasur sot mes PD dhe LSI, rreth përgjegjësisë për votimin e koncesionit të laboratorëve, Luli i ka dërguar një letër ndjese Ilir Metës, ku sqaron arsyet pse janë keqkuptuar palët:

“I dashur Ilir!

Tani mora vesh që në Tiranë ka plasur deklarata nga PD dhe LSI kundër njëra- tjetrës për këtë çështje.

E di që ndoshta se beson, por unë ika që mbrëmë me avionin e darkës për në Holandë dhe i rashë nga Vjena.

Aty në tranzit takova dikë që kisha një punë të vjetër dhe e shtyva udhëtimin për Holandë.

Në mëngjes mora avionin e parë për Amsterdam dhe meqë isha pa gjumë, fjeta.

Kur u ngrita nga gjumi sot në orën katër pasdite, më tha gruaja: “Shiko ç’bëhet nga Tirana” .

Aty pashë që më kishte dal partia nga duart.

E gjithë deklarata e PD është keqkuptim.

Ajo Albana ka dalë me kokë të saj, se ka ca inate me Beqajn, se nuk i ka dhënë një gjë që i ka kërkuar kjo.

Kjo nuk ka lidhje me qëndrimin zyrtar të PD.

Ka dhe ca kunja me mua se promovoj më shumë Gridën dhe Tabakun, se atë.

Por unë të siguroj se PD mbështet veprimin tuaj për votimin kundër, por siç e di ti, ne nuk kemi mundësi të të ndihmojmë më shumë.

Nga ana tjetër, nuk është mirë që të ketë përplasje publike mes nesh tani para zgjedhjeve, pasi shuhen shpresat e demokratëve për aleancë dhe do më shkrehet fare partia.

Nuk do gjej dot njerëz, as për kandidat, e jo më për të votuar.

Prandaj është mirë që kjo situatë të qetësohet dhe të gjejmë rastin të flasim për ndonjë temë që na bashkon në ditët që vijnë.

Ideja që demokratët duhet të shpresojnë tek aleanca jonë, duhet mbajtur gjallë, ndryshe Edi Rama do fitojë thellë.

Unë si zakonisht kthehem nga Holanda të hënën.

Po arrita paradite, do shkoj pak në shtëpi, do lahem, do fle pak gjumë dhe mund të takohemi mbasdite pas orës 6.

Në rast të kundërt e lëmë të martën pas orës dhjetë, pasi të çohem nga gjumi.

Të lutem shumë shmangni këto replikat publike, sidomos ato deklaratat e Petrit Vasilit, se ai është dhe shumë i hidhur dhe dëshpërohen demokratët.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje