Gjatë pritjes që ambasadorja Vlahutin pati me deputetët dhe pjeswtarë të shoqërisë civile, merrte pjesë dhe deputeti Ruli.
Ky i fundit si i sjellshëm që është, u përpoq ta ngushëllonte ambasadoren për sulmet e PD ndaj saj, duke e siguruar që “ai qw të sulmon, të do”.
-Zonja ambasadore, je shqetësuar pak nga sulmet më duket?
-Pak po, i tha ambasadorja, sidomos kur më shtoni dhe burrat, se mezi gjeta një që kam.
-Mos u mërzit, tha Ruli. Kështu e ka partia jonë, “të shan se të do”.
-Epo qenka e dhunshme, tha ambasadorja, se dhe këta burrat që rrahin gratë, kështu thonë.
-Mua më ka zgjatur dhjetw vjet, i tha Ruli. Dhjetw vjet që më kërkonin kokën në tepsi, derisa më në fund u kthye e gjitha në dashuri. Mos u mërzit.
-S’paskam shpresë, tha ambasadorja, se kushedi ku do jem pas dhjetw vitesh.
Pas kësaj biseda kaloi në tema të tjera.
-Më thua dot, kush e liroi këtë Lul Berishën, tha ambasadorja, se nuk jam e qartw?
-Po gjykata e liroi, tha Ruli.
-A e ka gjë kushëri zoti Berisha këtë, pyeti ambasadorja?
-Fis Berisha janë, po jo shumë afër, i tha Ruli. Është fis i madh ai. Po fis pushke kanë qenë gjithnjë. Vetëm Doktori ka rastisur që nuk vret vetw.
-Po se është shumë interesant, i tha ambasadorja, se ai ka dhe emrin e kryetarit të PD, dhe mbiemrin e ish- kryetarit, dhe ne kur e raportojmë, e shkruajmë në anglisht, Berisha, Lulzim, dhe gjithë kolegët na thonë, “kur e paskeni futur në burg Berishën”.
-S’di ç’të them bijo, i tha Ruli. Telashin më të madh na e ka hapur ne të tjerëve. Ne jemi në hall, se ne me njëri- tjetrin Lulit i thërrasim Lul Berisha për shkak të asaj që ai është si ushtar i Doktorit. Tani që kur ka dal ky i Durrësit, kur flasim me njëri- tjetrin në telefon, ose në tavolinë, kemi filluar themi Lul Berisha i Tiranës dhe Lul Berisha i Durrësit. Na ka hap telashe. Vetëm Ed Halimi thotë Luli për këtë të Tiranës, dhe Lulo për atë të Durrësit.