Disa nga keqkuptimet e mëdha të përkthimeve në historinë e Shqipërisë

1 Dhjetor 2016, 21:16Antena TEMA

Keqkuptimi i parë i madh i përkthimeve në shqip ka ndodhur në mbledhjen e Moskës. Shoku Hrushov i kërkoi shokut Enver të firmoste Dokumentin e Mbledhjes së 81 partive.

-Thuaj “Da”, i tha Hrushovi.

Shoku Enver nuk i la kohë përkthyesit të fliste.

-Dashka me u nda ky? Thuaj dakord, do ndahemi, tha shoku Enver.

Keqkuptimi i dytë i madh ka qenë në prishjen me kinezët.

Kryeministri kinez i tërhoqi vërejtje shokur Enver duke i thene se “ne ju kemi vend moter”.

Perkthyesi e përktheu fjalë për fjalë, që do të thotë “t’i me terheq shume mua”.

Shoku Enver u nxe, duke menduar se Huo Kuo Fen po e ngacmonte seksualisht dhe i beri nje leter me dhjetë pika.

Keqkuptimi i trete ka qene ai i kryeministrit të Greqise Micotaqis, në takim me Sali Berishen ne vitin 1991, që e përkthente Filip Çakuli.

Micotaqis duke mbështetur Berishën dhe PD që sapo ishin krijuar, i premtoi se “do të nxiste punëdhënësit grekë të investonin ne Shqiperi”.

Punëdhënësi në greqisht, shqiptohet “Idhiotis”.

Filipi e dëgjoi me seriozitet dhe pa ja përkthyer Berishës, i tha: Doktor, grekët na e kanë me hile. Duan të bien gjithë idiotët e tyre këtu. Ky më tha që do t’i nxis idiotët grekë të vijnë në Shqipëri. Ne nuk kemi ku çojmë tanët. Thuaji nuk i duam.

-Nuk i duam idiotët tuaj, tha Berisha. Kemi tanët.

-Si të doni, tha Micotaqis i zemëruar, dhe që atëhere, ndërpreu bashkëpunimin me Shqipërinë.

Incidenti i katërt ka qenë me Lul Bashën kur u rregjistrua si refugjat në Hollandë.

Gruaj e tij i thirri, Lul eja këtu të firmosësh, dhe nëpunësi i zyrës së regjistrimit e pa i çuditur.

-Vërtet Lul quhesh, i tha?

-Jo, i tha gruaja, i flas me përkëdheli.

-Qenka burrë i duruar ky, i tha nëpunësi. Të më thërrasë gruaja Lul, e hedh nga ballkoni (në hollandisht “Lul” i thonë penisit).

Incidenti i fundit është ky i reformës në drejtësi. Por këtu nuk dihet as pse ka ndodhur, as cila fjalë është ngatërruar. Dihet vetëm që Luli nuk po merret vesh me Europën.

3 komente në “Disa nga keqkuptimet e mëdha të përkthimeve në historinë e Shqipërisë”

  1. Shqipfolese says:

    Ky eshte nje nga shkrimet me te bukura humoristike.

    1. Dan says:

      Po që i shkoka më shumë Karzim Basha këtij se sa lul

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut..☆ says:


        Edhe unë
        Kur e lexova
        Keqkuptimin
        S’e kuptova ?
        Por, për Lul-in
        S’kam dyshim
        Ç’bëri Lul…
        Ç’bëri Karzim!
        Meqë hyra
        Kësaj ane
        Po i jap
        Dhe një ?
        Meqë sot
        Caktuam rolet
        Të sqarojmë
        Kush janë bolet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje