Lajmi se ish- presidenti më i fuqishëm i Iranit, Ahmedinexhad, ka përfunduar bari me dhi pas ikjes nga Presidenca, e ka tronditur shumë Jarin.
Në një udhëzim të tij për këshilltarin e shtypit, Jari kërkon sqarime, se përse ky lajm u përhap pikërisht pas intervistës së tij në “Top Story”, ku ai deklaroi se nuk mund ta ndalë askush të rikandidojë, ose të merret me politikë.
Sipas Jarit, ky lajm është i sajuar dhe kërkon të poshtërojë të ardhmen e tij.
Ja letra e Jarit për këshilltarin:
“Menjëherë pas intervistës sime në “Top Story”, ka nisur të qarkullojë nëpër portale dhe gazeta, një lajm sikur ish- presidenti i Iranit, Ahmedinexhad, ka përfunduar bari me dhi.
Biles për ta ilustruar këtë, e kanë paraqitur atë me një kërrabë në dorë, duke ruajtur dhitë.
Së pari, dua të sigurohem se ky lajm është fallco, ashtu siç ma ndjen zemra mua, dhe dua që të zbuloj kush e ka infiltruar në shtyp.
Infiltrimi është bërë për të më poshtëruar mua dhe për të më treguar fundin që do kem si President.
Sipas tyre, meqë ish-presidenti i Iranit, që ka qenë Presidenti i një prej shteteve më të forta në botë dhe ka përfunduar bari, unë mund të përfundoj dhe më keq.
Dyshimet e mia këtë radhë janë se ky lajm është infiltruar nga zyrat e SHQUP, pasi ata janë të kërcënuar nga projektet e mia politike.
Së dyti, dua të di përse autori ka zgjedhur pikërisht profesionin e bariut të dhive.
A ka kjo ndonjë kuptim simbolik për t’i treguar popullit të Iranit që janë mendje dhi, apo është zgjedhur rastësisht?
Kjo ka shumë rëndësi për mua, pasi dua të di përse sajuesit e këtij lajmi, janë kujdesur dhe për detaje të tilla.
Siç dihet, unë kam kërkuar të rikandidoj dhe për rikandidimin tim ka frikë brenda nga PD.
Atëhere unë u kam vënë kushte, ose kandidat për President, ose kandidat për kryetar partie.
Pikërisht nga këto kushte, ata kanë provokuar duke më treguar fundin tim të mundshëm.
Por me mua gabohen rëndë, pasi unë nuk bie në presionin e tyre.
E treta, dhe fundit që dua të sigurohem, është nëse Ahmedinexhadi ka qenë në rininë e tij bari dhish, apo jo.
Nëse ka qenë, ata e kanë shpikur për të më treguar mua që duhet të rikthehem në ushtri si kapter.
Nëse jo, atëhere e kanë bërë për të më fyer mua.
Në të dy rastet dua ta di si është e vërteta, pastaj do marr masat e mia dhe njoftoj Ajatullahun tonë.
Jari!”
Edhe bari dhish a mund ta bejne?
Ne fakt me i fyer ndihet Erion Veliaj qe e ka braktisur babun ne nevoje.
Hahahaha