Kaçi i Bardhë analizon fitoren në zgjedhjet në Kolonjë

21 Nëntor 2016, 20:24Antena TEMA

Ashtu siç pritej, Kaçi i Bardhë ka analizuar fitoren e thellë të PD në Kolonjë dhe shpresën që ajo ngjall për zgjedhjet e vitit 2017.

Në një postim të tij, Kaçi u shpjegon demokratëve, përse kanë fituar thellë.

“Të dashur demokratë.

Po ju bëj një analizë të shkurtër të fitores sonë në Kolonjë.

Siç e dini, PD dhe Luli bënë një taktikë të zgjuar në këto zgjedhje.

Ata vendosën të promovojnë aleatët e tyre.

Kështu, u morën dy figurat kryesore që ka pas dikur PS në Durrës, që kanë fitu vota me forcën e tyre, dhe i çuan në Kolonjë.

Rezultati i tyre është fantastik.

Ata kanë marrë gati 35 për qind të votave.

Siç e dini, PD nuk doli fare në këto zgjedhje.

Edhe Luli, edhe Doktori, siç e keni parë, nuk kanë folur fare për zgjedhjet, pasi ato nuk janë punë e tyre.

PD nuk ka marrë pjesë në zgjedhje.

Tani me këtë test, rezulton që 35 për qind i ka partia e Gon Dukës dhe 40 për qind i ka PD, dhe ne shkojmë si koalicion në 75 për qind, duke kaluar dy të tretat në Kuvend dhe duke pasur të drejtë të ndryshojmë dhe Kushtetutën.

Pra, të dashur demokratë, në zgjedhet e 2017 ne jemi jo vetëm fitues, por jemi mazhorancë absolute në vend, duke pasur në dorë dhe Kushtetutën.

Puna e parë që do bëjmë, është se do shkarkojmë presidentin që do zgjedhin këta më 2017, do shfuqizojmë reformën në drejtësi, si një projekt i Sorosit dhe do t’i kërkojmë presidentit Trump një reformë të re.

Testi i Kolonjës ishte një fitore e madhe për ne.

Të gjithë ata që pyesin të shqetësuar, përse nuk flet Luli apo Doktori, po ju them se kjo është taktika jonë e qartë.

Ne po testojmë aleatët.

Shpresojmë të vdesë dhe ndonjë kryetar tjetër bashkie deri nga marsi, që të testojmë dhe një parti tjetër për koalicion dhe pastaj “Përpara”.

Dita e madhe po vjen.

Nga Kolonja fryn era e fitores”.

1 komente në “Kaçi i Bardhë analizon fitoren në zgjedhjet në Kolonjë”

  1. Koperniku says:

    Merua tall trapin në mënyrë shumë të padrejtë me Kaçin por ky burrë dy metra i gjatë (nëse një metër do ishte 70 pond) dhe 100 kilosh ( nëse një kg do ishte 400gr) ka sistem tjetër të matjes së rezultatit dhe quhet “teoria e relativitetit Kaçjan” .
    Është tepër e komplikuar për tu kuptuar nga njerëz me inteligjencë mesatare pasi në qendër të teorisë është sistemi i kordinatave ku ke ulur bythën……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje