Doktori i shkruan Cipras: Bëre gabim që prite Obamën, ai ishte kundër faljes së detit

15 Nëntor 2016, 18:02Antena TEMA

Në një letër drejtuar kryeministrit grek, Doktori shpreh shqetësimin për pritjen që ai i bëri presidentit Obama në Athinë, tani që është zgjedhur dhe presidenti i ri i SHBA:

“I dashur Aleks.

Unë e kuptoj që ti e ke pasur të vështirë ta kundërshtoje kërkesën e Obamës për të vizituar Greqinë, por mendoj se vizita e tij është e dëmshme për Greqinë.

Në kohën që isha kryeministër dhe po përpiqesha të firmosja me ju marrëveshjen detare, dua të të bëj me dije se presidenti Obama dhe i dërguari i tij në Tiranë, kanë qenë kundër.

Sipas gjithë dokumenteve që pastaj i publikoi dhe Ëikileaks, i dërguari i presidentit Obama në Tiranë, ka bërë presion në Gjykatën Kushtetuese që ajo të votonte kundër Marrëveshjes detare.

Jam i sigurt se Obama e ka bërë këtë nisur nga disa lidhje miqësore që ka pasur me Sorosin, i cili është mik i Edi Ramës në Tiranë.

Edi Rama i ka kërkuar Sorosit të anulohej Marrëveshja detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi kishte frikë se fitoja unë shumë pikë në Greqi , pastaj Sorosi i tha Obamës, ai i tha ambasadorit, ambasadori ndërhyri në Gjykatë dhe kështu u prish Marrëveshja.

Shpresoj që kjo letër të të mbërrijë në kohë dhe të kesh mundësi t’ia përplasësh në fytyrë presidentit Obama maskarallëkun që ka bërë duke u përpjekur të mbrojë Edi Ramën, për të penguar shitjen e detit.

Tani që në Uashington ka ardh presidenti Trump, kohët kanë ndryshuar dhe ne në rajon duhet të jemi të vëmendshëm ta përdorim atë.

Jam i sigurt se tani me ardhjen e tij dhe me armiqësinë që ka me Ramën, deti ju kthehet sërish ju dhe kjo do jetë një ditë e shënuar për mua.

Por Rama ka marrë më qafë dhe liderët shqiptarë në Kosovë, pasi dhe ata ishin me Klintonin.

Tani nuk kam çfarë t’u bëj, si ndihmoj dot, por dhe ata do ta pësojnë.

Trump mund t’i japë një pjesë të Kosovës, Serbisë.

Unë u kam dalë borxhit dhe i kam paralajmëruar se Edi Rama ju gënjen me fjalë të bukura dhe shton miqësinë me Vuçiçin.

Tani të bëjnë ç’të duan.

Kam hallin tënd dhe të Greqisë, që t’u vihet në vend padrejtësia që ju ka bë Obama me Edi Ramën.

Me respect, Doktori!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje