Në takimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Jari mbajti një fjalim ku parashtroi gjithë rreziqet që cënojnë sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Ja cilat janë ato, sipas Jarit:
“Siguria kombëtare në vend është në rrezik fillimisht për shkak të dështimit të prodhimit të hashashit.
Në peridhën e korrjes së tij dhe pastaj tharjes, vendi është prekur nga shira të vazhdueshëm ,që kanë dëmtuar prodhimin dhe kanë shtuar pakënaqësinë e investitorëve.
Kjo ekspozon prodhuesit përballë rrezikut të përplasjes me armë me investitorët, dhe qeveria nuk po merr asnjë masë.
Njerëzit kanë mbetur në mes të katër rrugëve pa realizuar të ardhurat që prisnin, ndërsa kryeministri shëtit në botë pa pyetur për hallet e tyre.
Nga përmbytjet e këtyre ditëve, janë parë masive të mëdha hashashi që lumejtë po çojnë drejt detit, dhe kjo ka rritur shqetësimin e ambientalistëve se peshqit do preken nga hashashi dhe do trullosen, duke harruar rrugën, dhe do emigrojnë nga detet shqiptare pa u kthyer më aty.
Për të gjitha këto, qeveria duhet të ishte sot këtu të jepte llogari, por ajo nuk ka denjuar.
Një tjetër probelm që cenon sigurinë tonë kombëtare janë deklaratat e Edi Ramës kundër presidentit Trump.
Ato deklarata kanë rrezikuar Shqipërinë në sytë e SHBA dhe ne tani jemi të rrezikuar si komb, se Trump do të hakmerret.
Për këtë propozojmë një takim të të gjithë mbështetësve të Trump-it në Tiranë, ku të marrë pjesë Doktori, Luli, Shesheli dhe kreu i serbëve në Mitrovicë.
Mirë do ishte ta hapte takimin Qim Peka.
Vetëm kështu do japim mesazhin e duhur që jemi të gjithë vëllezër.
Në këtë kuadër kam përgatitur dhe dekorimin e grupit të Mokrës, që ka bërë një këngë për Donald Trumpin me tekst të Fahri Balliut.
Nga ana tjetër, kryeministri duhet të dalë t’i kërkojë ndjesë zotit Trump dhe së bashku me një delegacion të opozitës, të shkojë në Uashginton dhe t’i kërkojë leje të qendrojë në pushtet deri në qershor dhe ta garantojë atë që në qershor do largohet dhe do t’i lërë vendin Lul Bashës.
Një tjetër rrezik për sigurinë kombëtare, është deklarata e ministrit të Jashtëm, që mbron idenë se Shqipëria nuk duhet t’ia japë detin që i ka premtuar Berisha, Greqisë.
Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, që mund të na fusë në luftë më Greqinë.
Është për t’u përshëndetur qëndrimi i Berishës, që kërkoi hapur në parlament, që deti t’i rijepet Greqisë dhe i tregoi Greqisë rrugën se si ta fitojë atë, në pamundësi që ai t’ia falte vetë, nga që nuk ishte në pushtet.
Ky është një akti i madh bujarie, tha Jari, kur një kryeministër i dhuron një vendi fqinj detin e vet, me qëllim forcimin e miqësisë dhe është e papërgjegjshme të ngresh tensionin duke deklaruar se “nuk u japim detin që këkroni”.
Vetëm përgjegjshmëria e Berishës mund ta në shpëtojë nga konflikti me Greqinë për një copë deti, ndaj i bëj thirrje qeverisë t’i bindet vullnetit të tij.
Në fund, desha t’u bëj thirrje të shkoni të blini librin “KM” tek “Panairi i Librit”, se më thanë që ka mbyllje të bukur”.
Të angazhohen 74 spiun.
Ore jari je nje koqe kari cfar hyn droga né sigurine e kombit cfar duhet doktori qe shkatroi gjith sistemin e mbrjtjes dhe tani greku tè vin me tanke afer shtepise nuk ke brek me veshur dhe greku tallet me shqiperine kur ishte gjalle xhaxhi greku kishte frike se ishte gjithe populli né kembe me arme moderne dhe potenziale diali i doktorin i shiti dhe beri tregeti dhe ti me thir doktorin né tavolin une tè them ai duhet tè denohet si tradhetar kombi turp turp turp te keni sa per sa per Trump ka folur gjith Europa kunder tij
Or jari qene nje koqe kari ty je nje klysh greku e serbi sa per doktorin ai duhet tè denohet si tradhetar
Kancer familjarisht