Sandri ka urdhëruar që në TV Klan të ndalohet shfaqja e grupit lab që këndoi për Eni Çobanin gjatë një vizite të saj në Vlorë.
Sipas hetimeve, Eni kishte paguar grupin dhe njerëzit që e prisnin, me qëllim që të forconte pozitat e tronditura në TV Klan, që kur u zbulua se ajo përdorte personazhe fallco si Lolita për të dëshmuar, kundrejt pagesës si femra të braktisura, apo dhe aktorë të tjerë që prodhonin skena fallco në emision.
Pas kësaj, grupi lab ja mori një kënge tjetër popullore për Sandrin, me shpresë që t’i kthente mendjen.
Sandër ç’ishte ky haber,
Për Enin u zemërove,
Ne deshëm t’i bëjmë nder
Po ti ne na turpërove
Zonja Eni na gënjeu
Tha dhe unë çobane jam
Këtë e tregon mbiemri
Ndaj juve miq u kam
Pastaj na dha dhe ca lekë
U tregua ca bujare
Dhe neve s’na u duk keq
T’ia merrnim një bejte labe
Nuk është se u lodhëm shumë
Morëm një bejte të vjetër
Hoqëm emrin e Rrapushit
Dhe i vumë një emër tjetër
Emrin e Enit i vumë
Se na dha një dorë pare
O Sandri të keqen unë
Ca lekë janë, nuk është hata
Kemi vojtur nga gjyqtarë
Për çdo gjë na marrin lekë
Kjo na mbushi me pare
Për atë bejten e shkretë
Reforma në drejtësi
Kërkon gjyqtare të tilla
Popullit t’i japin lekë
Dhe çdo të dielë këshilla
Se tek gjykata vërtet
Ne nuk afrohemi dot
Me ata nuk bëhet luftë
Vetëm ti u ke dalë zot
Po kush e pjerdh sandrin dhe saliun ne Vlore more?!sandrini saliut nuk është askushi.
undefined