Pas debatit për dekorimin e disa viktimave të Ballit, Jari vendosi ta shuajë zhurmën me një tjetër dekorim, atë të mamit të Karminës. Kjo natyrisht që bëri të harrohen dekoratat e mëparshme dhe plasi debati. Po ja si ju përgjigj Jari atyre që e sulmojnë:
“Dekorimi i zonjës në fjalë, është plotësisht i merituar.
Për tetë vite rresht, ajo ka treguar devotshmëri në punë me shërbimet e saj ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, ish-ministrit të Brendshëm dhe më pas Presidentit, d.m.th mua.
Ushtrimi im i parë aerobik, ai i ngritjes së këmbës së majtë dhe dorës së majtë në të njëjtën kohë, ka qenë suksesi im i parë.
Mendoja se nuk do t’ia arrija kurrë, por falë eksperiencës së saj dhe punës sime të palodhur për 35 ditë arrita ta ngre në një kohë dorën dhe këmbën e majtë.
Pastaj erdhi radha e dorës së majtë dhe këmbës së djathtë.
Edhe kjo qe një punë e vështirë, por unë arrita ta përballoj falë ndihmës së saj.
Problem ishte vetëm kur kërkonte dhe pak përthyerjen e gjurit, por dhe atë e kalova.
Pastaj kur isha ministër i Brendshëm bëmë ushtrimin e tretë, që duhet t’i çoja të dy duart lart, i ulur në karrike dhe të ngrija vetëm një prej këmbëve horizontalisht.
Në fillim e bëra me këmbën e majtë, pastaj me të djathtën.
Pas një muaji arrita ta kompletoj si ushtrim dhe ishte suksesi i parë.
Më vonë erdhi dhe ushtrimi më i vështirë.
Duke qëndruar në këmbë të ngrija këmbën e djathtë para dhe ta prekja me gishtat e dorës së majtë.
Këtë nuk mund ta realizoja për tre muaj, por u përpoqa.
Pastaj nga periudha që shkova në Presidencë këto ushtrime u intesifikuan dhe falë punës së saj, unë sot gëzoj shëndet të mirë aerobik.
Përveç kësaj, ajo ka marrë përsipër t’i fërkojë damarët e qafës dhe Ed Ypit kur e zënë krizat nervore dhe bërtet, “nuk e spiunova unë vëllain”.
Ajo e qetëson, duke i bërë disa ushtrime dhe e shtrin të flejë.
Me këtë shpjegim të gjatë, dua të hedh poshtë gjithë aludimet meskine sikur gjoja dekorimin e ka kërkuar Doktori, pasi kur të pinë kafet, kërkon që nga një prej çdo familjeje, të jetë i dekoruar nga Presidenti.
Ajo ka meritat e saj personale dhe nuk ka lidhje me ato që thonë gojët e liga.
Si ajo ka plot të tjerë që do dekorohen në të ardhmen, siç është parukierja jonë, pastruesja e shtëpisë dhe sidomos shoferi i familjes.
Dhe për të shmangur politizimin e dekoratave, ata do të marrin urdhërin e veçantë, “Lezeti i demokracisë””.
LEZETI I DEMOKRACISË–TURPI I SHQIPËRISË.
POR JU NUK TURPËROHENI ASPAK.
Ky do te mbetet ne histori si presidenti me injorant qe ka njohur shqiperia gjate krijimit shtet