Orhan Pamuk i shkruan Fevzos: Jam penduar që s’u bëra mjek!

24 Tetor 2016, 20:18Antena TEMA

Fevzo kujtoi një bisedë me shkrimtarin Orhan Pamuk, i cili gjithashtu kishte rrëfyer se si prindërit donin ta bënin mjek. Por, ashtu si në rastin e Fevziut, edhe të Pamuk, dëshirat e prindërve për t’u dhënë fëmijëve një profesion të sigurtë, përkundër talentit dhe pasionit të tyre për gazetarinë e letërsinë, doli e gabuar.

“Po të kishim dëgjuar prindërit, tani do ishim mjekë”- tha Fevzo- “dhe letërsia do kishte humbur dy shkrimtarë të mëdhenj”.

Pas kësaj, shkrimtari turk Orhan Pamuk, i ka dërguar një letër Fevzos.

“I nderuar koleg!

Jam shumë i nderuar që ju patët mirësinë të më krahasonit mua me personalitein tuaj, para studentëve në Tiranë. Është e para herë në jetë, që një njeri i shquar më përmend pa zili dhe pa të keq, duke më krahasuar me veten. Zakonisht shkrimtarët e mëdhenj, nuk e bëjnë këtë, por ti pate mirësinë ta bësh.

E vërteta është se unë vërtet i shpëtova mjekësisë, por nuk jam i lumtur për këtë. Në fillim isha i lumtur, pasi e konsideroja shkollë të vështirë dhe do kisha ngelur në klasë. Plus nuk duroj dot të bëj operacion, të bëj injeksione, apo të shikoj përditë të vdekur apo të sëmurë.

Por nga ana tjetër, ai është një profesion që në Turqi të jep shumë të ardhura, jetë të sigurtë dhe luksoze, dhe jo si profesioni jonë që presim të rrojmë duke shitur libra.

Me aq sa kam dëgjuar, ti në këtë pikë ke shumë sukses, pasi ke një rrogë dhjetë herë më të madhe se imja, dhe pesë herë më shumë se sa e ka pasur Umberto Eko, dhe ke një tirazh të lartë në shitje, që kalon shumë herë numrin e lexuesve për fyrmë që kemi ne.

Kështu që ke të drejtë të thuash dhe të mburresh që nuk je bërë mjek, se do kishe vdek me një rrogë 500 euro në muaj dhe nën akuzat për korrupsion. Kështu, së paku merr 20 mijë euro në muaj, ke bërë prona dhe pasuri pa fund, dhe ke të drejtë dhe të akuzosh ndonjë që ka ikur nga pushteti për korrupsion.

Kurse unë i dashur Fevzo, jam penduar që nuk jam bërë mjek. Tani do isha në një spital të Stambollit, nga ata që të marrin 2 mijë euro në orë për një vizitë, do kisha klinikën time, dhe do kisha boll kohë dhe për të shkruar.

Kështu që të falenderoj që më konsideron koleg, por fati jonë i njëjtë, nuk na jep të njëjtën kënaqësi. Unë doja të isha mjek tani. Edhe pse Turqisë do t’i mungonin librat e mi, nuk besoj se do t’i prishinin punë, pasi dhe tani që i ka, nuk është se po e ndreqin. Unë të paktën do merrja një rrogë për të qenë.

Kurse më ty është ndryshe. Shqipëria pa modelin tënd dhe pa librat e t’u, do ishte një ferr. Njerëzit nuk do kishin çfarë të ëndërronin.

Ta dija që do bëheshe dhe ti shkrimtar, nuk kisha pse i shkruaja ato libra. Mjaftojnë të tutë që ky zanat të quhet i ezauruar”.

3 komente në “Orhan Pamuk i shkruan Fevzos: Jam penduar që s’u bëra mjek!”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Arkadash Pambuku
    Shkruan Me demek
    Se pishman ësht bërë
    Që nuk u bë mjek.
    .
    Si dy pika uji
    Ngjajnë historitë
    Dora vetë Fevzo
    Mbi to hodhi dritë.
    .
    Sa tru ka përbrenda
    Koka e Koranit
    Aq ka koka e vogël
    E Pamuk Orhanit.
    .
    Të na falësh shumë
    Arkadash Pamuk
    Ti shkrimtari Nobel
    Fevzo Dallkauk.
    .
    Mos ja vi re Fevzos
    Se si arnaut
    Letërsi i duket
    Por në fakt ha mut!

    1. Uns says:

      Hahahahahhahaahaha na rregulluar ditën nga e qeshja.

  2. Arusha e Tepelenes says:

    Me pordhet e Fevzo koranit nuk vihet as ne hamamin e Toptanasve e jo me te kuvendohet me nobelistit Oran Pamuk. Meqe ky Blendi Fevziu vdes per t’u dukur kam nje propozim ti japim cmimin nobel ne fushen e letrave dhe ti bejme nje monument 8 m te larte e ta vendosim mbi godinen e Pallatit te Kultures ne qender qe nen tingujt e pellitjeve te minareve 7 here ne dite do te kerkoje ti jepet cmimi Haziz Nesim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje