Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj mori porosi të mbajë një fjalim programatik për Kosovën dhe viset e tjera shqiptare në Ballkan, si dhe raportet Shqipëri- Kosovë. Kryeministri Mustafa porositi sekretaren që duhet një fjalim i Enver Hoxhajt për marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë, dhe ta mbajë sa më parë. Sekretarja kërkoi në Googel, gjeti një fjalim të Enver Hoxhës për marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë i ndryshoi vendin Kosovës me Shqipërinë dhe ja bëri gati Enver Hoxhës së ri.
Ja se çfarë shkruan ai:
“Problemi i trojeve shqiptare të Kosovës e i viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi, si i Shqipërisë, për ne ka qenë shumë delikat e kompleks.
Ne, si shqiptarë, me ndërgjegje të plotë, copëtimin e atdheut tonë e kemi quajtur një padrejtësi shumë të madhe historike. Toka që i përkasin Kosovës, toka që banohen nga shqiptarë, si Shqipëria, pjesë të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, janë lënë padrejtësisht jashtë Kosovës.
Nga çdo pikëpamje që ta marrësh, kjo ka qenë e mbetet një e vërtetë e hidhur dhe etnia shqiptare e këtyre trojeve për ne ka qenë dhe mbetet një çështje e padiskutueshme.
Serbomëdhenjtë kanë zhvilluar një politikë të egër shoviniste, antishqiptare në kurriz të shqiptarëve në Jugosllavi, me qëllim që t’i shfarosnin fizikisht e sa për të drejta të tjera as që mund të bëhet fjalë.
Ne kemi qenë të bindur se problemit nacional, i jepet zgjidhje e drejtë vetëm nga teoria marksiste-leniniste, nga partitë komuniste, nga socializmi, prandaj kur nuk e njihnim akoma tradhtinë e Titos, ne e mendonim që edhe problemi i Shqipërisë, mund të zgjidhej si duhet vetëm nga dy vendet tona, nga dy partitë tona, nga dy popujt tanë dhe nga vetë populli shqiptar autokton në Jugosllavi.
Ne duhej të punonim që të piqej problemi derisa shqiptarët në Jugosllavi të vendosnin vetë nëse donin të bashkoheshin me atdheun e tyre socialist, Shqipërinë, e, nëse do të shpreheshin për këtë, askush nuk duhej t’i ndalonte ata që të bashkoheshin. Njëkohësisht ne mendonim se atyre duhej t’u krijohej e drejta të shpreheshin edhe për ndonjë zgjidhje tjetër, për shembull, nëse do të donin të jetonin si republikë më vete, apo të bashkuar me tjetërkend.
Për fat të keq, lufta e shqiptarëve të Shqipërisë, për të drejtat e tyre demokratike, është e çoroditur politikisht dhe organizativisht. Ajo ndjek me shumë pak ndryshime tiparet e vjetra të paraçlirimit. Dilet me parullat “luftë për t’u bashkuar me Kosovën”, lejohet emigrimi në masë në Gjermani, pa organizuar punën që asnjë të mos lëvizë nga trualli i të parëve, lejohet të shesin tokën, nuk luftohet sa duhet dhe si duhet për të përfituar nga lëshimet që BE është e detyruar të bëjë…etj.
Populli i Shqipërisë duhet të kuptojë në mënyrë të qartë, se Republika e Kosovës nuk mund ta atakojë ose ta sulmojë Serbinë.
Në qoftë se Serbia atakon Kosovën, ai është problem tjetër. Kosova do të mbrohet, do të luftojë dhe do të fitojmë. Atëherë edhe problemi i Shqipërisëdo të vihet krejt ndryshe në diskutim.
Ekzistenca e një Kosove të fortë, e lirë dhe sovrane është një fitore e madhe për popullin e Shqipërisë.
Por ne nuk do të lejojmë kurrë që Shqipëria të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Ne dhe bar do të hamë dhe idealet tona nuk i shesim tek shqiptarët e Shqipërisë.”
undefined
Na ishte nje here nje shtet perfekt serioz , qe drejtohej nga nje maksimo lider serioz qe
e kishte emrin Enver dhe mbiemri Everesti shqiptar: Enver Hoxha !!!
Tash shqiperia eshte shndrruar ne nje lecke ku fshijne qurrat e gjithe bota ,pa permendur
ketu banden e Vicidolit qe e ka shitur Shqiperine nga Mitrovica deri ne Konispol dhe shqip-
taret i shndrroi ne muhaxhir neper bote …! Kjo eshte ” demokracia ” qe na solli Drakula e
Vicidolit !!!