Edi Rama: Humbja me Spanjën është një tjetër dëshmi se rruga drejt suksesit nuk është e lehtë dhe ndryshimi nuk mund ta vij sa hap e mbyll sytë. Reformat duan kohën e tyre. Sa u përket zërave, se unë isha tersi i Kombëtares në stadium, dua t’u kujtoj se tersi real i Kombëtares në Shkodër, është ajo zonja e Bashkisë, që ka mallkuar stadiumin që bëra unë. Si mund të fitojmë në një stadium që e ka mallkuar PD-ja? Ky është problemi me këtë opozitë.
Lulzim Basha: Unë mendoj se ne kemi fituar me Spanjën. E them këtë me bindje të plotë dhe të thellë, nga përvoja ime për fitoret, pasi sipas informacioneve që ne kemi si parti, mund të ishim rrahur 8 me zero, por falë punës së portierit Berisha humbëm 2 me zero. Kjo mendoj se është një fitore që i ngjet fitores në Dibër, ku bandat e mafias ishin përgatitur të fitonin me 14 mijë vota, por ne ua ngrimë buzëqeshjen dhe i lamw vetëm me katër mijë vota përpara.
Ilir Meta: Mendoj se duhet të ruajmë qetësinë dhe dashurinë për ekipin kombëtar. Mendoj se Etrit Berisha ka ndjekur rrugën e internacionalistit të shquar shqiptar, Asim Vokshi, që shkoi në ndihmë të Spanjës në ditët e saj të vështira, për t’i dhuruar fitoren. Kjo duhet të kihet mirë parasysh nga Spanja, dhe të paktën të ndikojë në njohjen e Kosovës.
Sali Berisha: Qytetari digital në ka informue se Edvin Rama ka tentue të njollosë fisin Berisha, duke përhap në mediat ndërkombëtare lajmin, se spanjollëve ua dhuroi fitoren Berisha. Ai ka dizinformue mediat duke thënë që portieri është kushëriri i Sali Berishës. Unë i them Edvin Ramës, se Sali Berisha nuk ka pyet për amerikanët dhe për Brukselin, dhe jo të pyesë për spanjollët
Hashim Thaçi: Mendoj se ishte më mirë kur kishim një Kombëtare, pasi e merrnim vesh për 90 minuta sa gola kishim marrë. Dje më është dash me prit prej orës 6 mbasdite, deri në orën 11 të natës, me mësu sa gola kemi marrë. Si përfundim, 3 i kemi marrë në Ukrainë e dy në Shkodër. Pyeta këshilltarët e mi dhe më thanë se krejt bëhen 5 gola. Kjo më duket punë e zorshme me mbledh rezulatet për çdo herë.
Ali Ahmeti: Dje kam qenë gjithë ditën në ethe pasi më është rraf edhe Maqedonia, edhe Kosova, edhe Shqipëria. Nuk më zinte gjumi natën dhe më dilnin lugetër para syve. Tek, sot në mëngjes e kuptova se shkaku mund të kenë qenë kockat e të vdekurve mbi të cilat kam ndërtu shtëpinë. Dhe ata kanë lëviz në varr prej humbjeve të djeshme dhe kanë dalë në sipërfaqe. Mendoj se këto humbje kanë nxjerrë në dritë humbjet tona kombëtare prej vitit 1913. Zoti ka dëshmuar se këto tre ekipe janë formuar me eshtrat e këtyre të vrarëve poshtë shtëpise seme.
Humbjet tona kombëtare!!!
Humbja jonë më e madhe kombëtare politike, që kur krijoi perëndia fisin tonë, është rrethana se një hic si ti i jep vetes kurajo të nisë e të na tregojë shtyllat e telefonisë kombëtare.
Shtyllat ….dhe ALI QAMETI për INTEGRIm në DISKRIMINIM.