Pasi pa që PD nuk ju përgjigj thirjjes së Lulit për të dalë në protestë kundër ligjit të ri të mbetjeve, ai doli urgjent në një konferencë për shtyp dhe fajësoi Edi Ramën që mbajti fjalimin e gjatë në Asamblenë e PS dhe bosët e medias që censuruan protestën.
Por edhe pas kësaj nuk u qetësua. E brente diçka nga brenda dhe e ndjente se diçka nuk po ecte mirë.
Atëhere filloi t’i marrë të gjithë me radhë ata që hezituan të dalin në protestë.
Të parin mori Ridvanin.
-Pse nuk ishe në protestë sot ti, i tha Luli?
-Po ku të vija bre byrazer, po sikur të më nxirrte Edi Rama ndonjë thes me surratin tim që kam bërë dhe argumentimin financiar, pse duhet ligji i plehrave, ç’të bëja unë, apo të fusja thesin në kokë?
-Po ti vije, se unë kam kërkuar falje për atë punë.
-Po gabim ke bërë bre burazer, që ke kërkuar falje, s’kam bërë ndonjë gabim të kërkosh falje. Për një gabim nuk kam kërkuar akoma falje.
-Çfarë gabimi, tha Luli?
-Epo ja, të dilnja t’u kërkonja falje demokratëve që të zgjodhëm kryetar.
Pas Bodes, Luli mori i mërzitur Rulin.
-Shumë gabim që nuk dole në protestë sot, i tha Luli.
-Po ç’protestë mo bir, unë kam mbështetur ligjin e 2011.
-Kam kërkuar falje për atë, tha Luli. Pastaj duhet të bëjmë diferencën mes ligjit tonë dhe ligjit të Ramës.
-E di si është kjo diferenca biro, i tha Ruli?!
-Hë ma trego, i tha Luli.
-Ishte një herë një nuse malësore që ra në qytet dhe ndenji disa vite. Një ditë kthehet prapë në katundin e saj. Mblidhen shoqet dhe e pyesin.
-Si ishte në qytet?
-Njësoj si ne, krejt gjërat njësoj, u tha nusja.
-Po a ke dëgjuar gjë ku ndryshon penisi nga kjo vegla e burrit tim, i tha një prej grave, se kam dëgjuar që në qytet i thonë penis.
-Krejt njësoj janë, i tha nusja, por ky penisi qe më i vogël.
Po njecike meshire bre Mero…….