Në një letër proteste drejtuar Samitit të Vjenës që trajtoi çështjen e emigrantëve në Evropë, Luli akuzoi disa presidentë shtetesh dhe Kancelaren Merkel, se i kishin dhënë dorën Al Kapones shqiptar dhe se për këtë do të ndëshkoheshin nga elektorati i tyre.
E nderuar zonja Merkel.
Fotografia juaj e djeshme me Edi Ramën është një ngjarje e rëndë që ka tronditur popullin shqiptar. Edhe pse po t’i bëje një analizë të hollë psikologjie fotografisë, dukej që ju ishit marr peng nga Al Kaponia shqiptar, sërish kjo nuk e nderon Gjermaninë dhe rolin tuaj, si kancelarja e hekurt e Evropës.
Ashtu siç e tepruat me vizitën tuaj në Shqipëri dhe ftesën tuaj për Al Kaponen atje, ju shkuat dje në ekstrem, duke dalë dhe në foto me të.
Si kancelare e një partie simotër do tëjem i detyruar t’i raportoj EPP për këtë që ka ndodhur.
Vetëm dy javë më parë ne ishim në një betejë të egër dhëmb për dhëmbë me të dhe ja hoqëm nga duart fitoren triumfale me 14 mijë vota duke e lënë vetëm katër mijë vota përpara. Këtë leksion do t’ia japim dhe në zgjedhjet e ardhshme, por ju, jo vetëm nuk na keni ndihmuar, por po na vini shkopinj nën rrota me këtë që po bëni.
Gjatë kësaj jave Al Kaponia jonë, ka rikthyer në fuqi një ligj të Berishës që lejon, që kompanitë shqiptare të blejnë lëndë të parë të riciklueshme, për fabrikat e tyre nga Evropa, duke i ardhur sërish në ndihmë mafias evropiane. Ai ka rikthyer ligjin e Berishës, pasi do të ndajë përgjegjësinë me të, por unë fola vetë me zotin Berisha dhe më tha “goditëm pa mëshirë” mjafton të godasësh atë. Dhe ashtu bëra. Arrita një fitore të dyfishtë, pasi jo vetëm sulmova Al Kaponen, por sigurova në biografinë time dhe një sulm kundër Doktorit pa shkaktuar probleme.
Përvec teje ai hyri në zyrën e Kancelarit të Astrisë dhe takoi një sërë kryeministrash dhe burrash shteti.
Kjo bëhet me qëllim që t’u tregohet shqiptarëve se gjithë bota është e mbushur me Al Kapone dhe ti mërzisë ata duke i shkurajuar për betejën kundër tij.
Por kjo ka për t’u kushtuar rëndë të gjithëve. Ju do të pësoni disfata si ajo e Dibrës dhe nuk do arrini të fitoni kurrë thellë siç ëndërroni. Populli nuk ua fal këtë që po bëni.Unë ju siguroj se nuk do të tërhiqem. Sapo të më jepet rasti, unë do t’i kërkoj Doktorit, të më japë sërish leje ta sulmoj dhe pas kësaj, ke për të parë çfarë kam për t’i punuar dhe Edi Ramës. Ëndrra e tij për fitore të thellë më 2017 do marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do ta ngushtojmë ndjeshëm diferencën mes dy palëve dhe do ta diskretitojmë, duke e lënë të fitojë zgjedhjet. Por me këtë rast do rishikojmë marrëdhëniet dhe me ju, që hiqeni si të djathtë dhe takoni duke buzëqeshur Edi Ramën.
Analize konkrete qe i pershtatet nje budallaj si Lul Basha,megjith ate ai nuk ka fytyre e nuk skuqet per marrina me te medha se kaq