Jari i jep kurajo Klintonit: Të kesh probleme shëndetësore është fat për president!

19 Shtator 2016, 19:24Antena TEMA

Gjatë qëndrimit të tij në OKB në krye të delegacionit shqiptar, Jari gjeti kohë për t’i çuar një mesazh kandidates për presidente të SHBA-së, Hillari Klinton, gara e së cilës mori një goditje javën e fundit, për shkak të një pneumonie që e trullosi gjatë ceremonisë së 11 Shtatorit.

Jari i kërkoi stafit të vet t’i krijonte mundësinë për një takim me kandidaten Klinton, për t’i dhënë kurajo.

Zonja Klinton ishte shumë e angazhuar në fushatë dhe nuk pati kohë. Pas kësaj, Jari i shkruajti asaj një mesazh mbështetje, të cilën e lexoi dhe para përfaqësuesve të diasporës shqiptare, pas një darke të bollshme:

“E nderuar kandidatja Klinton.

Po të shkruaj në emër të diasporës shqiptare në SHBA që voton për ju. Unë jam presidenti i Shqipërisë dhe e di shumë mirë se çdo të thotë të kërkosh të bëhesh president i SHBA.

E di që javët e fundit kundërshtarët e t’u të kanë sulmuar për shkak të gjendjes tënde shëndetësore dhe duan të të nxjerrin nga gara.

Edhe pse jam i djathtë dhe duhet të isha me republikanët, në këtë rast jam tërësisht me ju dhe në mbështetje tuaj.

Nuk e di si funksionon këtu tek ju, por në vendin tim është privilegj të jesh me probleme shëndetësore në fushatën për president.

Duke u nisur konkretisht nga rasti im, unë fitova më 2012 përballë katër kandidatëve të tjerë, vetëm se isha i sëmurë. Biles në atë kohë dorën nuk e lëvizja dot fare nga vendi, kurse këmbën e hidhja me zor.

Ja thashë në atë kohë kryetarit të partisë këtë problem dhe më tha “e ke shumë gabim, ashtu na duhesh”.

Dhe me të vërtetë, pasi u bëra president, ai e mbajti fjalën. Ai më ka qëndruar afër në çdo letër që kam firmosur dhe çdo hap që duhet të hidhja. Letrat mi ka bërë gjithnjë gati për firmë dhe më ka këshilluar të shmang pritjet apo qëndrimet në këmbë. Falë Zotit ai është dhe Doktor, dhe i di mirë këto punë.

Por të pasurit probleme shëndetësore, u kthye në një fat për mua dhe tani mund të them me plot gojën, se unë fitova vetëm se kisha probleme shëndetësore.

Jam shumë i çuditur se si në SHBA mund të jetë ndryshe. Ju jeni një popull mendjehapur dhe demokrat dhe nuk mund të mendoni ndryshe nga ne.

Uën të siguroj se problemt e tua shëndetësore do jenë avantahzi yt real. Të tjerat vijnë më vonë.

Do te desha të kisha një ftesë për ceremoninë e inagurimit në janar, dhe të dilja në tribunë krah teje, për t’i treguar botës se çfarë mund të bëjmë ne që kemi probleme shëndetësore.

Me respekt

Jari!”

1 komente në “Jari i jep kurajo Klintonit: Të kesh probleme shëndetësore është fat për president!”

  1. Lloji says:

    Haha cfar fantazie e madhe fare, po Jarit a do ja kendoni ate vjershen per femije qe e mesonim ne fillore qe eshte;
    Per nje J qe ti se ve, fjala Jari behet Cari, c’ben keshtu more Bujar a i thuhet mikut Car?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje