Deklaratat më pikante pas humbjes së PD, në Dibër

12 Shtator 2016, 20:49Antena TEMA

Pas humbjes së thellë të zgjedhjeve në Dibër, deputetët e PD që morën pjesë në fushatë, dhanë disa deklarata lidhur me arsyet që çuan në atë rezultat. Po japim një përmbledhje të tyre.

Mul Noka: Rezultati i zgjedhjeve nuk pasqyron trimërinë e socialistëve. Nga përvoja ime personale në fushatë, ne i kemi mundur socialistët kudo që i kemi gjetur. Mua sa herë më dolën para i kam rrahur. Bile njërin për pak e vrava, por më shpëtoi kot. Ata vetëm një herë na kanë rrahur, ditën e dielë. Nëse zgjedhjet i llogarisim vetëm për një ditë, është padrejtësi. Duhen marrë në tërësi.

Strazo: Unë sot për dibranët kam veç një amanet që më buron në shpirt nga lashtësia dhe që lidhet gjithnjë me rrezikun e mortajës së kuqe në këtë vend. Ai është perifrazim i mesazhit që një tjetër njeri i madh i këtij vendi, para meje, e ka thënë: “Le ta marr vesh Shqipnia mban, Se Strazimiri nuk është më dibran”

Superdhëndri: Kjo që ka ndodhur në Dibër është e pashpjegueshme. E kam pyet Doktorin çdo ditë se çfarë thotë qytetari digital dhe ai më thoshte që do fitojmë thellë. Tani rezulton që paskemi humbur. Kjo do të thotë se dibranët kanë treguar mungesë respekti për Doktorin dhe PD në tërësi. Dhe nuk ka si të shpjegohet ndryshe, që pas fitores, Edi Rama shëtit me brekë të pagrisura nëpër Tiranë. Ai donte të tregonte se Dibra ja arnoi brekët. Turp t’u vijë dibranëve. Harram i paçi nderet e Doktorit!

Ben Ristani: Unë me thënë të drejtën kam dy ditë pa gjumë dhe sapo filloi numërimi fillova të dremis. Kisha pi dhe nja dy gota dhe nuk po merrja vesh gjë. Në një moment u përmenda pas disa orësh dhe pashë që PS ishte para 3 mijë vota dhe bërtita pa dashje fitore.

-Cfarë bën, më tha Aldo, ka fitu PS, jo ne!

Atë kohë u ftillova që nuk jam më me PS dhe u bëra esëll.

Kaç Islami: Nga llogaritë e mija, zgjedhjet në Dibër janë një test i fituar i Lul Bashës. Ai e kishte parashikuar që këto do ishin zgjedhje të mafies, të krimit dhe korrupsionit, dhe u vërtetua. Nuk ka rëndësi rezultati, rëndësi ka vizioni. Ai doli ashtu siç është vizioni i Bashës.

Aldo Bumçi: Dua të sqaroj përse i dhashë dorën kryebashkiakut të ri. Doktor Muharremi më takoi para votimit dhe më tha “kam pas shumë respekt për Zhulalin, se më ka pas fut në punë në vitin 1992”. Është fjala për vjehrrin tim të ndjerë. E falenderova shumë, i mora emrin shënim t’ia thosha vjehrrës dhe i urova suksese. Dhe mendova se është demokrat. Kur e pashë në TV, ai paskësh qenë rivali jonë. Nuk e dija, ju betohem!

Nik Spahiu: Mua më mjaftoi një udhëtim në Dibër për të bërë një mrekulli. E çova një të paralizuar nga karrigia dhe u shërua si me magji. Sot shkova tek busti i Azemit dhe fola dy fjalë me të.

-I morët zgjedhjet në Dibër, më pyeti?

-Morëm opingat e Sheros, i thashë.

-E mire, tha, i thuaj këtij Lulit që je shoku im, dhe po nuk të futi në listë, thuaj Doktorit të më ndërrojë vendin mua me Lulit. Ai të vijë këtu tek lapidary, unë tek zyra.

Dhe jam duke punuar për këtë mrekulli të dytë, përfundoi Niku.

3 komente në “Deklaratat më pikante pas humbjes së PD, në Dibër”

  1. astrit says:

    Mero je i madh.

  2. Engjelli says:

    Ti Mero ben humor, por mos u cuditni o njerez pasi keshtu sillen keta derdimenet realisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje