Karmina, e shqetësuar për incidentin që mund t’i kishte ndodhur Nishanit me abazhurin

3 Shtator 2016, 19:01Antena TEMA

Siç u bë e ditur zyrtarisht nga Presidenca, një abazhur është rrëzuar në një zyrë pritjesh në katin  e dytë dhe ka rënë mbi kolltukun ku ulet Jari në rast pritjesh.

Pasi ka rënë mbi kolltuk, abazhuri ka shpërthyer dhe nga nxehtësia ka marrë flakë kolltuku.

Pastaj nga kolltuku, flaka është përhapur në tapet dhe për pak ka rrezikuar të digjet gjithë zyra.

Pas këtij incidenti, blogerja  e njohur Karmina ka reaguar në blogun e saj:

“Ngjarja në Presidencë tregon mungesën e klasit në mobilimin e zyrave.

Oh my God!

Çfarë mobilimi! Si mund të vësh aty abazhur kinez dhe kolltuk turk.

Doemos që do rrëzohen dhe do marrë flakë.

Mendoni një moment se çfarë tragjedie mund të kishte ndodhur, nëse abazhuri do të binte në një moment, kur aty ishte ulur Presidenti.

Abazhuri do rrëzohej dhe do t’i binte atij mbi kokë.

Ai në atë moment mund të ishte duke u konsultuar me juristët për ligjin e “Vettingut”.

Abazhuri mund të binte në momentin që ai do t’i pyeste ata, a ta firmos apo jo.

Përfytyroni një moment, që abazhuri t’i binte në kokë, ende pa marrë ai përgjigje nga këshilltarët.

Atëhere ai do të humbiste ndjenjat, ose larg qoftë, dhe më keq.

Ata do ta merrnin me urgjencë dhe do ta çonin në spital.

Zonja e parë  nuk do pranonte tek publiku, nga frika se e helmonte Ilir Beqja dhe do shkonte tek Klodi i Amerikanit, që shëron gjithë njerëzit e njohur.

Pastaj aty turku që do operonte, do pyeste a është me Gylenin a me Erdoganin.

Nëse zbulohej që ka qenë me Gylenin, mund ta linte pa mjekuar dhe larg qoftë Presidenti mund të vdiste.

Nëse kjo do të ndodhte, atëhere vendi do hynte në krizë, pasi ne do ngeleshim pa ligjin e “Vettingut”, dhe do të duhej të zgjidhej Presidenti që tani.

Tani i vetmi njeri konsensual është Ilir Meta dhe ai do zgjidhej President.

Kështu do hapej loja se çdo bënte LSI në qershor pa Ilir Metën kryetar? A do ikte me PD, apo me PS?

Vendi do futej në një debat të thellë dhe pa fund.

As në librat e Merilyn nuk kam parë skena të tilla debati, si ato që përfytyroj në këto rast.

Dhe e gjitha kjo vetëm se dikush ka blerë abazhur kinez dhe kolltuk turk.

Në dreq këto gjërat e lira. Nuk e di kur do marrin vesh shqiptarët të blejnë gjëra me klas.

Është e tmershme ç’mund të kishte ndodhur sikur aty të ishte ulur vet Presidenti!”

4 komente në “Karmina, e shqetësuar për incidentin që mund t’i kishte ndodhur Nishanit me abazhurin”

  1. Devolliu says:

    Nuk bie rufeja në HALE.

  2. Dickmina says:

    Ohhhhh my Dick ….sorry, God

  3. gita says:

    Ka te drejte Kar-mina ne analizen e saj o Mero djali. Nje here derguan ne qilar vajzen 6 vjece per te marre vere .Ajo kur u fut brenda ,pa qe ne trare kishte kunguj te varur. U ul dhe nisi te qaje duke menduar .”Sot jam e vogel ,kur te rritem do martohem ,kur te martohem do bej kalamaj,do vij te babai ,ata do dergojne femijen ne qilar , per te marre vere dhe do t’i bien kungujt ne koke dhe do vdese .Oi , oi ,oi. Hyn nena se u vonua vajza ,e gjen duke qare dhe ia therret dhe ajo ,pasi vajza i tregoi ato qe mendonte. Kur erdhi babai dhe te tjeret c’te shohin ! Thote :rritu ,martohu ,bej dhe femije ,hajde te babai se do t’i heq une kungujt . Rrofte Jari! Poshte Jari!

  4. gita says:

    Ku i ke 3 komentet per antenen me siper .i jepni mos lajthisni ,e mos na largoni me pahir. Edhe ne shkrime te tjera ,pa share e fyer njeri ,kam komentuar duke dhene mendimin tim por,ju nuk i keni dhene. Faleminderit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje