Karmina qorton Gretën për tradhtinë ndaj Mulit

1 Shtator 2016, 19:40Antena TEMA

Pas publikimit të disa fotove të Gretës me Nard Ndokën duke vallëzuar, blogerja e njohur Karmina, ka adresuar disa kritika për Gretën dhe sjelljen e saj publike:

“Po detyrohem të bëj disa komente miqësore për Gretën, që nuk dua të mi keqkuptojë.

Disa gjëra në politikë kanë simbolikën e vet, dhe politikanët duhet të bëjnë kujdes.

Ashtu siç ka simbolikën e saj veshja, ka simbolikën e saj edhe fotografia dhe gjestet publike.

Vallëzimi i Gretës me Nard Ndokën, nuk do të kishte ndonjë gjë të keqe, në qoftë se nuk do ishte bërë popullore më parë, fotografia e saj me Mulin.

Tani me të vërtetë, njerëzit pyesin çfarë ka më shumë Nardi se Muli?

Këto janë gjëra sensitive dhe duhet patur kujdes.

Në aspektin e klasit të veshjes, unë nuk shikoj ndonjë diferencë mes të dyve.

Vishen pothuajse njësoj, përveç rasteve që Muli vishet më shpesh me kostum, se ka qenë i rëndësishëm.

Por fotografia popullore e Gretës me Mulin tregon një lloj afrimiteti njerëzor dhe politik mes tyre, ndërsa fotografia me Nard Ndokën tregon shumë afërsi intimitet dhe miqësi reale.

Kjo është e rrezikshme në politikë, pasi duket sikur u jep më shumë rëndësi aleatëve, se sa njerëzve të besuar të partisë.

Edhe sikur realisht ta ndjesh ashtu, duhet të bësh kujdes në publik, pasi shumë njerëz në PD, mërziten nëse ti u lë të kuptosh, se mes Nardit e Mulit, zgjedh Nardin.

Unë me Mulin jetojmë në një pallat, pasi unë shpenzoj shumë kohë tek një apartament që më kë fal Zeni tek “Liqeni”, të cilit ia kanë dhuruar se ka ndihmuar pronarin e pallatit.

Ajo që kam parë, është se ai nuk është më budalla se banorët e tjerë të pallatit, siç përpiqen ta paraqesin.

Bile Zeni më thotë shpesh se ai është njeri normal, si të gjithë ne.

Për këtë arsye e shikoj pa vend përpjekjen për ta fyer atë dhe për ta shkëmbyer me Nard Ndokën.”

3 komente në “Karmina qorton Gretën për tradhtinë ndaj Mulit”

  1. Marigoja says:

    me nje gur vret 4 zogj

  2. Romeo K says:

    Edhe une jam i nje mendje me Arminen. Nuk ka asnje dallim mes Mulit dhe banoreve te tjere te pallatit. Po ashtu, as mes Mulit dhe Nardit, Zenit po se po, por edhe me babin e Zenit I madhi Mul nuk ka asnje dallim, ai me duket krejt njesoj. Si me thane, jane toidhio.

  3. Lal Prenga says:

    Politika I njeh keto sjellje dhe duhet ti pranoje, nje vallezim nuk ka asgje te keqe. Pastaj, te themi te verteten cdo njeri ka luhatje ne jete dhe natyrisht problemet e veta, por, personaliteti, kultura, qytetaria e Nard Nokes perfaqeson vlerat me te mira te PD dhe te vlerave te ndertuara nder vite nga Doktori ! E shikoj shume mire Nardin ne nje grup parlamentar me Edi Paloken, Ciljeten, Agim Docin, Sali Berishen, Lek Plepin, jemin Gjanen , Greta Kocin, Eduart Halimin, jozefina topallin, Sinan Hoxhen, Karminen. Shikoj deshperim te shqiptaret, por nuk duhet te kene besim te e ardhmja, me keta e ardhmja e Shqiperise eshte e ndritur! Kur te kthehemi ne pushtet do realizojme dhe premtimin per ndertimin e parlamentit me te bukur ne bote( 500 milion euro). Ky brez I politikes e meriton eshte I papare! Por Parlamenti I ri nuk do jete thjesht me salle humori . Salla kryesore do jete salle koncerti dhe do mbizoteroje vetem tallavaja! Kurse ne qender te salles, do jete nje bust gjigant I lyer me flori I Heroit kombetar Doktor Saleh Berisha I cili eshte dhe projektuesi e zbatuesi I tallavase ekonomike e politike te cilen e jetojme perdite! Natyrisht, ne kete salle gjigante, ku nuk do mungoje kebabi, pilafi e hashurja, do jete e zbukuruar me fotot e rilindasve duke fillu me Sllobodanin, Jozefinen, Sinanin, Artjola, Edi Paloken, Suden, Cufon e Bubin Kacurrell, mullah Krasniqin, Shkelzeni, Genc Pollo, Janullatosi, Karaxhici! Me Ne fitojne te gjithe! Poshte kamunizmi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje